Showbiz 9 Korrik 2019

«Merr mamin në telefon kur zihemi dhe ajo...» ''Paloma'' shqiptare i nxjerr të palarat bashkëshortit rumun

Showbiz

Nuk e dimë në qoftë se është e vërtetë apo thjesht një legjendë urbane, por dihet ‘’botërisht” se italianët janë çuna mamaje, megjithatë jo më pak të përkëdhelur janë edhe rumunët.

Kush do të mund të na e konfirmonte diçka të tillë, përveçse një shqiptareje të martuar me një prej tyre. E kemi fjalën për gazetaren simpatike dhe kokëkrisur Rudina Demneri, e njohur prej të gjithëve si Paloma e ‘’Top Channel’’, e cila prej katër vitesh është  e martuar me Andrei Vornicu, i njohur ndryshe në rrethet artistike si deejay Alandy.

Dihet se gjërat nuk shkojnë gjithmonë mirë në një lidhje, ka ulje e zbritje dhe sigurisht që nuk është aspak e lehtë të gjesh gjithmonë rrugën e përbashkët dhe Rudina me Andrein nuk bëjnë përjashtim nga ky rregull i martesës. E ftuar në emisionin “Ftesë në Pesë”, Rudina ka treguar se konfliktet me të shoqin janë të pashmangshme dhe se ky i fundit merr gjithnjë në telefon të ëmën në raste të tilla. Por, ajo theksoi se vjehrra asnjëherë nuk i jep atij të drejtë.

“Ne kemi probleme si gatimin dhe punët. Ai do gjellë në drekë, gjellë në darkë dhe unë nuk e kuptoj se si mund të hajë njeriu gjellë në darkë. Për çdo problem që kemi, merr mamin në telefon dhe ajo gjithmonë i del kundër, sepse më do mua shumë”-u shpreh ajo duke shkatuar shumë buzëqeshje në studio. Çifti janë prindër të një vajze të quajtur Luna.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor