Showbiz 9 Korrik 2019

Erion Isai, kryetar bashkie; Falenderon 3 persona në veçanti, kolegu e thumbon “E nise 'mbarë', lista është më e gjatë”

Showbiz

Ndonëse i njohur gjerësisht për publikun shqiptar si aktori humor, kjo gjë se ndaloi Erionin t’i futej seriozisht politikës. 31-vjeçari kandidoi për kryetar bashkie në Kolonjë, post të cilin e fitoi këtë 30 qershor! Për këtë arsye atij i duhet të lërë ekranin e televizionit dhe të tërhiqet nga “BE Coffee” ku për një vit prezantoi përkrahë Bes Kallakut dhe Olsi Bylykut.

Lidhur me largimin e tij nga bota e spektaklit, Erioni i kushtoi një falënderim njerëzve që e kanë ndihmuar në rrugën e tij artistike dhe nuk ngurroi të veçonte disa emra (për të qenë më korrektë 3)

Faleminderit që më ndriçuat!
Janë njerëzit që kanë shenjuar rrugën time artistike që 15 vjeç. Me zemër faleminderit!
Për të veçuar Altin Bashën, për të artën mundësi, Portokallinë, dhe Ardit Gjebrea për besimin e skenarit dhe bashkëpuntorit të kënga magjike, dhe E diela Shqiptare. E sigurisht kolegun, vëllain tim, prej 12 vjetësh, Bes Kallakun! Unë nuk do të kem angazhim artistik në televizion në sezonin e ri (ndërsa lejen vjetore sigurisht që do ta shfrytëzoj për teatër) . Nuk e di nëse vërtet puna e përkushtimi im ka qenë këto vite më e mira, por di se puna me këta njerëz më ka bërë më të mirë!

Të shumtë ishin njerëzit që e uruan Erionin, por dhe nga ata që kishin jo pak rezerva për zgjidhjen e aktorit.

 "Ti je djale i mire..Nuk e si si u mplekse me politiken, jo se na detyrohesh shpjegime ketu, por kjo politike bastarde nuk eshte per njerez me vlera. Gjithsesi urojme te besh dicka per qytetin tend dhe ti ilustrosh, se eshte vend i lene ne harrese." shkruan një komentues

Komenti i kolegut të tij Ledio Lako ishte gjithashtu paksa thumbues duke i thënë hapur, Erionit se lista e njerëzve që duhet të falenderojë është shumë më e gjatë ! Ndoshta Erioni vërtetë nuk duhet të veçonte vetëm 3 emra, por ja që ai ato paska ndjerë.

 “Ben mire qe falenderon dhe tregon mirenjohje! Po mendoj se ke akoma liste per te falenderuar. Ndoshta jo si vllezer por te pakten si kolege! Gjithsesi suksese ne rrugen e re te”poltikanit”. E fillove mbare qe diten e pare,”-shkroi Ledio Lako.

Ndërsa nuk mugon edhe përgjigja e Erion Isait: “Lista vertet eshte gjate. Mirenjohjen dhe falenderimin per gjithe portokalline e kam thene disa here. Kjo sben asnje nga koleget me pak te rendesishem ne jeten time.”

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor