Showbiz 9 Korrik 2019

Kush është tropojani që sjell hitet botërore me çifteli; Daddy Yanke e “zbulon” dhe e bën të njohur në të gjithë botën

Showbiz

Jurgen Pecnikaj, është një tropojan, emri i të cilës mund të jetë i padëgjuar për ju, por pasi të lexoni këtë artikull e sigurtë që do të shkoni menjëherë në  profilin e saj dhe do e ndiqni (sepse vërtet ia vlen)! Djali i cili është nga veriu i Shqipërisë, por jeton në Gjermani, realizon hitet botërore me çifteli dhe i sjell në versionin e tij remix. Jurgeni ka rreth 4500 ndjekës në rrjetin social Instagram, por pas “zbulimit” që i bëri Daddy Yanke, nuk kemi dyshime që ky djalë do të njihet edhe më shumë.

Një nga hitet e verës së këtij viti “Con Calma” nga Daddy Yanke ka thyer një record shikueshmërie prej 1 miliard e 156 klikime në YouTube, dhe Juri e ka nuhatur që realizimi i kësaj kënge me çifteli nuk do të ishte njësoj si gjitë të tjerat! Kjo video ka tërhequr vëmendjen e të gjithë rrjetit dhe është shpërndarë kudo, aq sa dhe Daddy Yanke e ka zbuluar këtë video.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by JURI (@jurgenpecnikaj) on

Artisti me me famë botërore ka publikuar versionin e të riut shqiptar , duke bërë që gati 30 milion njerëz ta shohin videon e Jurgenit !

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor