Showbiz 8 Korrik 2019

Mami Anjeza Shahini na prezanton për herë të parë me vajzën e saj Victoria, shikoni sa është rritur vogëlushja

Showbiz

Viti 2019 i solli këngëtares së njohur Anjeza Shahini dhuratën më të bukur që mund të dëshirojë një grua, një fëmijë. Ish-përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovision, solli në jetë vajzën e saj të parë në datën 8 mars dhe sigurisht që nuk mund të mos e ndante këtë lajm me ndjekësit e saj në rrjete sociale. “Dita e parë e gruas si nënë. Përshëndeteni vajzën time të vogël Tori, Victoria Kelis Connolly. Këtë vit festoj ditën e gruas si një mami e një vajze të vogël sa një gogël që quhet TORI.” -do të shkruante ajo, e nga ajo kohë e deri më sot është treguar shumë e kujdesshme me ekspozimin e saj.

Megjithatë, duket se dje ka bërë një lëshim të vogël duke ndarë me fansat një foto të vogëlushes ku mund të shquani, edhe pse me vështirësi, fytyrën e saj të ëmbël. “Vizita e parë e Torit në kopshtin zoologjik”, shkruan Anjeza, teksa bashkë me të bijën shikojnë nga afër gjirafat.

Me to ishte edhe bashkëshorti i Anjezës, diplomati britanik Paul Edward Conolly. Në njërën foto duket teksa mban në krahë të bijën duke i treguar elefantët. 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor