Dekorime 8 Korrik 2019

Të stresuar gjithë kohën? Shkencëtarët ju sugjerojnë ta dekoroni shtëpinë më këto 4 ngjyra

Dekorime

“Shtëpi e ëmbla shtëpi”...por ja që ndodh ndonjëherë që shtëpia nuk është dhe “aq e ëmbël” e kjo sepse ne zgjedhim ngjyrat e gabuara për dekorimin e saj, e të mos e kuptojmë se si këto ngjyra të ndikojnë negativisht në humorin tonë. Të gjithë e dimë se ambienti ku rrimë mund të ndikojë në sjelljet tona e për këtë ka dhe studime. Më i fundit ai nga Universiteti Shtetëror i Minesotës! Përfundimet kryesore? E kuqja rrit stresin, ndërsa jeshilja dhe e bardha e redukton. Por më poshtë do të përshkruajmë shkurt se si ndikojnë në shëndetin mendor dhe emocional ngjyra të caktuara (ato për mirë)

Hijet e bojëqiellit

Ngjyrat e  qeta, si ngjyra blu mund të qetësojnë mendjen tuaj, të ulin tensionin e gjakut, të zvogëlojnë ankthin dhe madje të ngadalësojnë ritmin e zemrës!  "Për një efekt qetësues në një dhomë gjumi, zgjidhni hijet e paqta të blusë.

E gjelbër

Hulumtuesit e studimit të mësipërm pasi ndanë njerëzit në dy grupe dhe i futën në dy dhoma të veçanta dolën në përfundimin se ata të mbyllurit në dhomën e gjelbërt kishin nivele më të ulta të stresit dhe rrahje më të qeta të zemrës, nga ata që kishin kaluar kohë mbyllur në dhomën e kuqë.

Hijet e lehta të rozës

"Ndërkohë që ngjyrat e ndritshme dhe të gjalla si pink ose e kuqe gjaku mund të rrisin nivelet e stresit, hijet më  të buta si ngjyra rozë, të cilat kanë një dozë të lartë të të bardhës, mund të kenë një efekt paqësor dhe qetësues. Zgjidhni ngjyrat pastel që nuk ju shkaktojnë stimuj të fortë!

E bardha

Pa dyshim, e bardha  gjithashtu mund të jenë jashtëzakonisht qetësuese. Studimi MSU zbuloi se, si dhomat e gjelbra, dhomat e bardha mund të reduktonin nivelet e stresit. Megjithatë, dallimet e vogla në tonet e ngjyrave mund të shkaktojnë reagime shumë të ndryshme. Për të krijuar një mjedis qetësues, siguroheni që e bardha të jetë e bardhë e ndritshme dhe jo në tonet e grisë apo bezhës. Burimi Purewow

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor