Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Muaji i kaluar ishte qershori më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në rruzullin tokësor, e kjo sipas agjencisë satelitore të Bashkimit Evropian.
Të dhënat e siguruara nga Shërbimi i Ndryshimit të Klimës (C3S), treguan se temperatura mesatare globale për qershorin 2019 ishte më e larta e këtë muaji në të gjithë historinë.
Të dhënat treguan se temperaturat mesatare evropiane ishin më shumë se 2gradë celsiun mbi normën normale dhe temperaturat në Francë ishin deri në 10 gradë mbi normalen .
Ndërkohë mes datave 26-28 qershor në këtë shtet u regjistrua gjithashtu temperatura më e lartë ndonjëherë 46 gradë.
Kjo u nxit edhe nga vala e të nxehtit Afrikan që erdhi nga shkretëtira e Saharasë. Gjermania, Polonia dhe Republika Çeke regjistruan gjithashtu temperaturat e tyre më të larta ndonjëherë.
C3S ka pranuar se është e vështirë të lidhet drejtpërdrejt me valën e nxehtë afrikan, por vuri në dukje se ngjarje të tilla ekstreme të motit priten të bëhen më të zakonshme për shkak të ngrohjes globale.
Jean-Noel Thepaut, kreu i C3S, tha: "Megjithëse temperaturat lokale mund të kenë qenë më të ulëta ose më të larta se ato të parashikuara, të dhënat tona tregojnë se temperatura gjatë rajonit jugperëndimor të Evropës gjatë javës së fundit të qershorit ishte jashtëzakonisht e lartë.
"Edhe pse kjo ishte e jashtëzakonshme, ne do të shohim më shumë nga këto ngjarje në të ardhmen për shkak të ndryshimeve klimatike".
"Qershori që kaloi ishte muaji më i nxehtë jo vetëm në Evropë, por muaji më i nxehtë ndonjëherë në nivel global.
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...