Aktualitet 4 Korrik 2019

'Food-bloggerja' jonë e preferuar zë një vend të veçantë në revistën italiane; Gatimi që veçoi Paparen nga shumë faqe

Aktualitet

Na duket e pamundur të jesh në Instagram, të pëlqesh gatimin, ushqimet e kompozuara bukur në pjatë, e të mos ndjekësh “Paparen”! Edhe nëse nuk jeni ndjekës të rregullt të ‘food-bloggereve’ është sërish e pamundur të shohësh feed-in e Papares e mos të të lindë dëshira t’i japësh follow ! Gjithçka duket aq e shijshme, aq pastër, çdo pjatë e fotografuar aq bukur, sa të bën të mendosh që zonja që fshihet pas kësaj faqe i kushtohet tërë ditën kësaj të fundit ! Epo gaboni ! Mirela Andoni, zonja që ‘ngriti’ dhe drejton me shumë sukses faqen @Papare përveç punës në kompaninë Tring, është mama e dy vajzave, bashkëshorte me kohë të plotë e sërish gjen kohen për pasionin e saj

Gatimi për mua është kënaqësi dhe terapi. Ndihem e lumtur kur gatuaj, ndaj më pëlqen ta ndaj atë edhe me të tjerët. Më duket sikur u përcjell një pjesë të lumturisë sime. Gatuaj për familjen, sepse më pëlqen të mblidhemi të gjithë bashkë. E diela pastaj, është kulmi i kënaqësisë, sepse gatuajmë të tria. Më pëlqen të dhuroj ëmbëlsira ose torta në ditëlindjet e kolegëve dhe duke i njohur shijet, i personalizoj ato.” Kështu do të shprehej Mirela e @papares një vit më parë në revistën Living e sot emrin e saj e gjeni në faqet e revistës prestigjoze internacionale të Tescoma !

Pas një pune të përditshme krijuese, të larmishme, e sfiduese (pasi Mirela vjen çdo ditë me një recetë të re sipas @papares) food bloggerja jonë e preferuar arriti të zinte një vend të veçantë në revistën italiane dedikuar ushqimit !

Një nga gatimet e saj (djathë me susam dhe mjaltë) u  publikua  në revistën e sipërpërmendur si një nga fotot e përzgjedhura mes qindrave të tilla me hashtagun #mytescoma

Më 14 mars të vitit 2016, kur Mirela postoi foton e parë në Instagram mori vetëm 9 like, e tani fotografitë e saj marrin mbi 1000 pëlqime dhe kjo e revistës së huaj mund të themi që ishte Qershia mbi Tortë!

‘Mirela ndjen se ky është një shpërblim i merituar i punës së saj, por nuk do të ndalet të vazhdojë me sukses  realizimin  e recetave të shijshme, që nga ato tradicionalet e deri te më modernet.

Në faqen që ndiqet tanimë nga më shumë se 15 mijë veta,do të gjeni çdo DITË, ide se çfarë të gatuani në mëngjes, në drekë, në darkë, me pak ingedientë, torta si të ishit një pastiçiere apo qumështorin si të gjyshes… Sepse MIRELA i bën të gjitha!

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor