Astroliving 3 Korrik 2019

Marsi në shenjën e Luanit do ju shkundë nga themelet; Çdo u ndodhë shenjave të horoskopit gjatë 6 javëve në vazhdim

Astroliving

Marsi është planeti i energjisë, veprimit dhe agresionit. Jetës suaj mund t’i kishin munguar këto të fundit, pasi Marsi ka qenë në shenjën e Gaforres ,shenja që nuk shquhet për këto tipare dhe për fat të mirë, kjo situatë  po ndryshon! - Marsi ka kaluar në Luanin e zjarrtë për gjashtë javët e ardhshme!

Sezoni i Gaforres ishte një vorbull ndjenjash  ku emocionet tuaja u përzien me të tjerëve, por tani që frerët i merr Luani egocentrikë ju nuk do mendoni për asgjë tjetër veçse për veten.

Do të jeni më të vetë-motivuar tani, që do të thotë se nëse doni diçka, ju jeni të vendosur për ta bërë tuajën! Marsi në Luan ju bën të ndiheni të fuqishëm  dhe mjaftueshëm guximtarë për të ngritur krye e për të marrë atë që meritoni. Kjo energji është ajo që ju nevojitet për të rikuperuar kohën tuaj dhe të jeni pak egoistë - në një mënyrë të mirë!

Gjithashtu, kjo lëvizje astrologjie ju ben te ndiheni si një diva e vërtetë dhe rrit nivelet e besimit tuaj në ‘stratosferë’. Është gjithashtu një shenjë  (Luani) që ka të bëjë me romancën, pasionin, dramën dhe lojën teatrale, kështu që bëhuni gati të  ndiheni  EKSTRA gjatë gjashtë javëve të ardhshme!

Luani  dhe besnikëria shkojnë dorë për dore, por kryeneçësitë tipike të kësaj shenje janë të mjaftueshme për të larguar dikë,  duke bërë ndonjë grindje të vogël mosmarrëveshjeje në katastrofën e shekullit.  Kështu që përpiquni të qetësoni shpejt nëse jeni shumë të nxehtë apo nevrikë  gjatë javëve të ardhshme. LIVING

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor