Astroliving 3 Korrik 2019

Horoskopi mujor KORRIK: Ujori dhe Peshqit

Astroliving

UJORI: Shpresoj të keni bërë një zgjedhje të rëndësishme gjatë muajit qershor, sepse korriku do të jetë muaj kontradiktor. Si zakonisht, gjithçka varet nga ashendenti juaj, nga planetët që kanë qenë në shenjën tuaj gjatë çastit të lindjes. Nëse jeni të pavendosur, dhe përveç pranisë së Diellit në shenjën e Ujorit kanë ndikuar edhe shenjat e Peshores, Binjakëve dhe Gaforres, atëherë korriku është një muaj që mund t’ju sjellë sërish ndonjë dyshim mes së shkuarës dhe të tashmes. Do të jeni në dilemë nëse duhet t’i lini disa angazhime ose jo dhe t’i futeni një situate të re. Por, nëse në shenjën tuaj ndodhen një seri planetësh që u përkasin shenjave të zjarrit ose tokës, ju thjesht do të çliroheni nga e kaluara dhe një e ardhme e ndritur ju pret përpara. Më me fat do të jenë ata që kanë dëshirë të marrin pjesë në sektorët e tjerë. Ata që duan të hapin një aktivitet duhet të nënshkruajnë një marrëveshje, ose ata që kërkojnë të marrin me qira një dyqan ose zyrë, mund të hasin në ndonjë problem financiar ose disbursimi. Do të harxhoni para ndërkohë që do të bëni investime të frytshme. Nëse nuk jeni një profesionist i lirë, korriku mund të ketë pak më shumë shpenzime, prandaj duhet ta mbani situatën në kontroll, veçanërisht shpenzimet e panevojshme!

Korriku do të jetë një muaj i vështirë. Nuk do t’ju mungojë dashuria, por do të shpërqendroheni nga situata të tjera, kryesisht ato ekonomike. Një situatë paksa e ndërlikuar do të ndizet në qiell më datë 18, kur Hëna të ndodhet në shenjën tuaj zodiakale. Çiftet e konsoliduara mund të vazhdojnë projektet e tyre, por duhet të bëjnë kujdes me portofolin. Kush ka vendosur që të hapë një aktivitet me një ortak, me partnerin ose me një të afërm, duhet t’i ndajë mirë shpenzimet dhe përgjegjësitë. Me siguri, do t’i duhet që të administrojë me kujdes hyrjet dhe daljet, sepse në fund të muajit do të ketë shpenzime. Ata më fatlumët, por mbi të gjitha më të ndërgjegjshmit, nuk do të shpenzojnë para pa hesap, por do t’i investojnë ato në mënyrën më të mirë të mundshme. Negociatat do të mbyllen, por jo me çmimin që mendoni ju. Ju leverdis që të bashkëpunoni, në të kundërt, duhet të prisni të paktën disa muaj përpara se të vlerësoni një ofertë të re.

Fuqia fizike është në rënie dhe ka mundësi që stresi të ndihet më shumë nga gjysma e muajit. Megjithatë, bëni mirë që nga data 25 të shmangni lodhjen e tepërt. Prandaj, nga fundi i muajit mund të keni dhimbje koke dhe marrje mendsh. Ju këshillohet që ta mbani gjithçka në kontroll, veçanërisht nervat. Elektriciteti nuk mungon, por nuk do të mungojë as dëshira për të dërguar ndonjë në djall në datën 24...

PESHQIT: Pjesa e dytë e vitit shënon fillimin e fazës së transformimit të rëndësishëm që do të na shoqërojë drejt vitit 2020. Mundësitë do të shtohen gjithmonë e më shumë ndërkohë që i afrohemi fundit të vitit. Ia vlen të theksojmë se çasti më i bukur, çasti vendimtar do të jetë në muajin nëntor dhe do të vazhdojë përgjatë gjithë vitit 2020. Çfarëdo gjëje që të keni në mendje, veçanërisht nëse e keni programuar për këta muaj, më në fund do të marrë udhë. Përsëritet tema e vetëpunësimit, rritjes profesionale dhe ngritjes në detyrë... Për ata që kanë vite që punojnë në të njëjtën kompani, ka ardhur koha që të kërkojnë një pozicion të rëndësishëm. Për të rinjtë, për ata që nisin një projekt pune është e rëndësishme që të mos dekurajohen, sepse edhe punët me orar të pjesshëm vitin tjetër mund të bëhen definitive. Me fjalë të tjera, të gjitha mundësitë janë të favorshme. Jupiteri vazhdon të jetë kundër, prandaj ju kujtoj që për sa u përket mosmarrëveshjeve, çështjeve ligjore përpara fundit të vitit do të jetë e vështirë që të arrini diçka më shumë, por duke nisur nga dhjetori, jeta juaj mund të ndryshojë rrënjësisht... priten programe të reja në horizont!

Është një muaj i mirë për çiftet që duan të bëjnë një zgjedhje të rëndësishme. Ditë interesante do të jenë datat 10, 11, 20 dhe 21, kur Hëna do të jetë në favorin tuaj bashkë me planetët e tjerë. Çiftet e qëndrueshme i tremben më pak të ardhmes. Ata që janë ndarë dhe nuk kanë rënë ende dakord për ndarjen e pasurisë, kanë shpresa që të bëjnë kompromis brenda fundit të këtij viti. Nuk janë të paktë edhe ata që kanë kaluar një periudhë furtune dhe kanë ngelur të dyzuar mes dy historive. Ose kanë bërë një zgjedhje për të vazhduar ashtu për shkak të çështjeve të punës ose ndonjë motivi tjetër. Është çasti që të hiqni dorë nga grindjet dhe të ndërtohet diçka e rëndësishme. Me partnerin e duhur mund të bëhen zgjedhjet e duhura, madje duke filluar që nga fundi i këtij muaji. Për ata që duan të bëhen me fëmijë është çasti i duhur. Duhet shfrytëzuar çdo mundësi për t’i shfaqur dashurinë dikujt.

Ka mundësi që gjatë muajve të fundit të keni qenë të tensionuar e të acaruar. Këshilla më e mirë që mund t’ju jap është që të bëni pushime, veçanërisht në fundjavë. Të lindurit e shenjës suaj duken paksa të vrazhdë dhe të pavendosur. Jeni përqendruar shumë mbi punën dhe veten, dhe kjo është gjë e mirë, sepse sa më shumë i afrohemi fundit të vitit, aq më shumë rriten perspektivat. Kështu që edhe forma fizike do të jetë më e mirë...

 

 

 

 

 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor