Astroliving 3 Korrik 2019

Horoskopi mujor KORRIK: Shigjetari dhe Bricjapi

Astroliving

Shigjetari: Edhe pse negociatat më të rëndësishme mund t’i keni mbyllur mes majit dhe qershorit, korriku u ofron ende mundësinë e rimëkëmbjes atyre që janë vonuar në mbylljen e tyre. Do të gjendeni përballë një situate që kërkon vëmendje të plotë pikërisht në pjesën e dytë të muajit, kur Dielli, Marsi dhe Jupiteri do të jenë në pozicion të favorshëm për shenjën tuaj. Ky është edhe çasti më i mirë për të kërkuar diçka. Korriku ju ofron mundësi dhe fat në gjërat e vogla. Falë ndihmës së një konsulenti biznesi, një eksperti ose noteri, jo vetëm që do të zgjidhni çështjet ligjore, por do të mund të ndërmerrni edhe një hap të rëndësishëm. Ata që kanë pasur fatin të kursejnë para, mund të mbyllin një marrëveshje të leverdishme. Ka edhe nga ata që do të ndryshojnë punë ose do të fillojnë të marrin në konsideratë ritme të reja për një aktivitet që ka ndryshuar gjatë dy muajve të fundit. Në krahasim me vitin e kaluar, shumë situata kanë ndryshuar. Edhe nëse bashkëpunoni me të njëjtën agjenci, gjërat nuk janë si më parë. Keni një rol të ri dhe orare të ndryshme. Për tregtarët ose ata që duan të blejnë apo të shesin, do të jetë një muaj me fitime të vogla. Rreth datës 18 do t’ju shfaqen mundësi të reja. Marsi do të qëndrojë në tranzit aktiv përgjatë gjithë muajit, duke ju shtyrë drejt veprimit. Do ta keni të vështirë që të ndaleni në një periudhë kaq interesante.

Edhe dashuritë që vazhdojnë ose lindin gjatë këtij muaji mund të jenë një pikë reference për të ardhmen. Madje dua që të ftoj menjëherë të gjithë ata që kanë ndenjur vetëm prej shumë kohësh (edhe pse mendoj se janë pak syresh, duke pasur parasysh pozicionin e mirë të yjeve gjatë muajve të fundit) që të rezervojnë pushimet verore mes fundit të korrikut dhe gushtit, në vende të këndshme dhe jo të humbura, në mënyrë që ta kenë më të lehtë për të lënë takime! Një aventurë që mund të ringjallë te ju dashurinë do të jetë një konfirmim më shumë për emocionet e reja. Mos mendoni se vetëm falë një qielli të favorshëm një njeri mund të ndryshojë karakter. Prandaj, nëse doni që ta shfrytëzoni sa më mirë këtë periudhë, mos tërhiqni zvarrë lidhjet e kota, por ndërroni objektiv. Kuadri yjor do të përdorë tranzitet me energji të veçantë emocionale dhe ndjenjat nuk do të vonojnë të shfaqen pas datës 23. Ja pse ky është muaji ideal për martesat, bashkëjetesat ose edhe për të gjetur intimitetin në çift. Kjo situatë vlen edhe për ata që duan të transferohen ose të ndryshojnë klimë...

Gjendja fizike është ende në fazën e rimëkëmbjes, prandaj terapitë e filluara tani mund të vazhdohen me sukses. Data 5 është një ditë e mirë, por i gjithë muaji në përgjithësi do t’ju japë një dozë të mirë force. Edhe nëse dikush do të zbulojë paraprakisht një problem shëndetësor, pushimet e këtij viti do të jenë të këndshme. Me pak optimizëm, edhe forma fizike do të përmirësohet.

Bricjapi:Për sa i përket fushës profesionale, mund të merrni përgjigje pozitive. Viti 2019 është viti i mundësive të mëdha, dhe shumë prej jush, në krahasim me të kaluarën, do të kenë një mundësi më shumë për të shfrytëzuar. Në këtë periudhë, është më mirë që të ruani ato që keni ndërtuar përgjatë muajve të fundit. Duhet të punoni për gjëra konkrete. Fatmirësisht, të lindurit e kësaj shenje janë gjithmonë me këmbë në tokë, prandaj nuk përjashtohet mundësia e ngritjes së zërit kur pretendoni diçka më shumë. Ekziston mundësia që një person ose një grup njerëzish të mos jenë të besueshëm dhe në anën tuaj. Nëse ju caktojnë të njëjtën detyrë, në muajt në vazhdim me të drejtë mund të rebeloheni, sepse kërkoni që të promovoheni. Nga kjo, do t’ju lindë nevoja që të keni pranë dikë që ju bën të ndiheni mirë dhe të largoheni nga kjo situatë që nuk ju lejon të rriteni profesionalisht. Kështu që nga data 9, dikush do të fillojë të hedhë bazat e një projekti interesant. Bëhet fjalë për profesionistët e lirë ose të pavarur që mund të nisin një angazhim të ri, shoqëri apo grup pune.

Në dashuri do të keni dyshime të vogla. Ata që janë të martuar dhe bashkëjetojnë prej pak kohësh duhet të mësohen me stilin e ri të jetesës, i cili mund t’u duket paksa i vështirë në fillim. Në përgjithësi, viti 2019 mbetet një vit i rëndësishëm për ata që duan të konfirmojnë ndjenjat. Megjithatë, në korrik duhet të bëni kujdes. Veçanërisht, çiftet që kanë lënë pas një të kaluar të stuhishme, apo një ish të dashur që nuk heq dorë, duhet t’i shmangin patjetër mosmarrëveshjet. Bëni kujdes nga kritikat e ziliqarëve. Ata që përdorin rrjetet sociale, duhet të qëndrojnë indiferentë ndaj sulmeve të drejtpërdrejta që shpesh bëhen nga njerëz të parëndësishëm. Edhe në dashuritë e reja ka gjithmonë një fije mosbesimi. Ndoshta ngaqë mendja juaj në këtë periudhë është e mbushur me mendime të tjera pune apo financiare. Ata që janë beqarë duket se nuk kënaqen kurrë, madje as nga historitë e rastësishme. Ata që janë prindër do të shqetësohen për fëmijët, por edhe për shëndetin e një njeriu të dashur. Korriku është një muaj që do të ecë ngadalë, por jo i papërballueshëm. Mjafton të shmangni disa vështirësi ose mosmarrëveshje në datën 23.

Lodhja dhe stresi do të jenë të pranishëm gjatë këtij muaji dhe natyrisht, këtë e vuan shëndeti. Ja pse duhet të kujdeseni për lëkurën, kockat dhe kyçet. Kush vuan nga dhimbjet e shpinës duhet të ndjekë terapi intensive. Nga data 15 e në vazhdim, gjërat do të përmirësohen. Mundohuni që të mos shtoni barrën psikologjike duke mbartur edhe problemet e pronësisë, pasurisë apo financiare që ju bezdisin prej kohësh.

 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor