Dijonisi “thumbon” Valerin: Je shumë sensual
Roberti ka ndarë me Dijonisin dhe Gledisin se ka “mision” të stresojë një nga fermerët. Djemtë po bisedonin në...
Nga Linda Fishta/Fotografia Armand Habazaj
Është shumë e shpejtë për t’u përgatitur dhe shumë e mirë. Mund ta përdorni
sipas dëshirës, por ideale është me peshk ose me fruta deti, sallatë me oriz, etj.
Për rreth 300 g majonezë, duhen: • 2 të verdha veze në temperaturë
ambienti • 1 lugë e madhe mustardë “Dijon” - mundësisht, me shije të fortë • kripë e piper i bluar në çast • 250 ml vaj kikiriku ose 160 ml vaj kikiriku + 90
ml vaj ulliri • 2 lugë gjelle uthull vere e bardhë ose 2 lugë lëng limoni.
Përgatitja: Në një tas qelqi, hedhim të verdhat e vezëve, mustardën, pak kripë e piper dhe i përziejmë me rrahësen e vezëve me dorë për 30 sekonda. Shtojmë dalëngadalë vajin, me një curril shumë të hollë, duke e vazhduar përzierjen pa ndërprerje. Sapo të shohim që majoneza po trashet, e hedhim vajin me curril më të trashë, pa ndaluar përzierjen. Kur ta kemi hedhur të gjithë vajin dhe ai të jetë thithur tërësisht, e përziejmë për 30 sekonda me shpejtësi derisa majoneza të bëhet e trashë dhe me shkëlqim. Shtojmë tani uthullën ose limonin dhe e rregullojmë sipas shijes për kripë e piper. Shefi këshillon që, nëse duam të kemi një majonezë më të lehtë në të ngrënë, mund ta përziejmë në fund fare me 50- 100 g kos të bardhë shumë të trashë ose djathë të freskët, si për shembull Philadelphia ose 2 lugë pana kuzhine të rrahur më parë.
Roberti ka ndarë me Dijonisin dhe Gledisin se ka “mision” të stresojë një nga fermerët. Djemtë po bisedonin në...
Nga: Kostandin Feshti Pierpaolo ( Piccioli ) largohet e Alessandro ( Michele ) vjen. Kjo është marrëveshja e re e shtëpisë së m...
Muaji i bekuar dhe i shenjtë i Ramazanit për besimtarët muslimanë ka shumë vlera. Ashtu sikurse njerëzit e thjeshtë që...