Astroliving 2 Korrik 2019

Horoskopi mujor KORRIK: Peshorja dhe Akrepi

Astroliving

Nga PAOLO FOX/LIVING

PESHORJA: Është rasti që ta themi se herët apo vonë, të gjitha lahen në këtë botë. Edhe njëherë; i këshilloj të gjithë ata që firmosin një kontratë që të mos i shtrëngojnë shumë gjërat, por të pranojnë edhe ndonjë kompromis. Sepse ajo që tani duket e pamjaftueshme, kur të vijë fundi i vitit, do të duket si një ndihmë e zbritur nga qielli. Ka nga ata që meditojnë, që duan të ndryshojnë shoqërinë dhe të mos i nënshtrohen një programi. Ndryshon situata për ata që kanë aktivitet si vartës. Në këtë rast është e vështirë për të ndryshuar, por ofertat mund të vazhdojnë. Gjithsesi, Jupiteri vazhdon të mbrojë shenjën tuaj. Do të çoni në shtëpi rezultate të mira. Edhe në qoftë se një lloj pune nuk ju përshtatet apo nëse në grupin tuaj ka pasur rënie, bëni mirë që të vazhdoni, edhe pse të pakënaqur. Është më mirë se të ndiqni udhë pa krye dhe të largoheni duke përplasur dyert. Për studentët do të ketë mundësi banesash të reja.

Në dashuri duhet të bëni pak durim, sepse prej pak kohësh gjërat nuk shkojnë më si në fillim. Edhe çiftet që duhen shumë ka mundësi që të takohen rrallë. Në ambientet e punës do të përballeni me situata të tensionuara dhe konkurrenca banale. Nëse ka pjesëmarrje dhe bashkëpunim nuk ka asnjë lloj problemi. Vetëm çiftet që kanë shumë kohë që përjetojnë krizë, nga fundi i vitit mund të ndahen. Të tjerët, me pak vullnet dhe mirëkuptim reciprok, mund të vazhdojnë lidhjen. Historitë paralele nuk meritojnë vëmendje, prandaj bëni kujdes që të mos tradhtoni në shenjë hakmarrjeje dhe ta lini veten që të bini pre e tundimeve fatale. Hapat e gabuar paguhen shtrenjtë. Në pjesën e fundit të korrikut do të gjykoni me ashpërsi sjelljen e një të afërmi, dikujt që i shpëton përgjigjeve të tua. Bëni kujdes në datën 23.

Nervozizmi është vendosur nga planetët që nuk janë në harmoni me shenjën tuaj, Saturni, i cili që prej vitit të kaluar ka krijuar disa vështirësi për sa i përket formës fizike. Në fund të korrikut nuk përjashtohet mundësia që të ndjeni barrën e rëndë të ngarkesës që keni marrë mbi shpinë... dhe jo vetëm atë. Për fat të mirë, ke një dozë të mirë krijimtarie, e cila që në datën 23 do të përforcohet. Kjo do t’ju ndihmojë që të mendoni për diçka tjetër, për të fituar pështjellimin e jetës duke ëndërruar dhe hartuar projekte të rëndësishme për të ardhmen.

AKREPI: Nëse duhet të shfaqeni me një projekt të ri, bëni mirë që të prisni shtatorin, sepse korriku dhe gushti janë muaj pritjeje, madje për ndonjërin edhe statikë fare. Megjithatë, kush ka hapur një aktivitet gjatë dy viteve të fundit, me siguri ka fituar siguri dhe gjatë muajit korrik do të ketë mundësi fitimi dhe rimëkëmbjeje afatshkurtër. Bëhet fjalë për investime dhe përmirësime në kufijtë e një ristrukturimi. Do të keni shpenzime në familje dhe në datën 11, kjo mund të shkaktojë zemërim dhe shqetësim te ju. Por që të merrni diçka, duhet të bëni një kërkesë të prerë më datë 19. Kush dëshiron që të ndryshojë ose të shpërngulet, do të ketë mundësi të mira nga fundi i muajit. Mosmarrëveshjet e hapura më shumë se zgjidhje do të kenë nevojë për ndërmjetësim. Situata ekonomike është në përmirësim, sidomos për ata që kanë aktivitet privat dhe ashendentin në shenjën e Akrepit dhe Gaforres. Do të keni ngjarje familjare ku do të shpenzoni pak më shumë para, dhe një eveniment për të planifikuar brenda pak muajsh, i cili do t’ju kushtojë jo pak.

Ndjenjat janë shumë të rëndësishme gjatë muajit korrik. Periudha e përsosur për ata që duan të jetojnë një dashuri emocionuese, të bëjë një takim të shpejtë ose të ndërmarrin një vendim që do t’ju ndryshojë jetën. Venusi arrin t’u bëjë favore edhe atyre që kanë kohë pa marrë një të tillë. Mund t’i jetoni më së miri edhe marrëdhëniet me kohë të pjesshme. Ata që prej pak ditësh kanë mbyllur një histori, nuk do të jenë të gatshëm që të hyjnë sërish në lojë. Do të keni tërheqje të fortë për shenjat e Gaforres, Ujorit dhe Binjakëve. Natyrisht, gjatë kësaj kohe do të keni nevojë për stimuj mendorë. Tërheqja fizike vlen, por mund t’ju pëlqejë edhe dikush me diferencë moshe ose jo aq tërheqës në nivelin estetik. Rëndësi ka që t’ju bëjë të qeshni dhe të ndiheni mirë. Nëse po jetoni një marrëdhënie që nuk funksionon prej kohësh, bëni kujdes që të mos përfshiheni në ndonjë histori tjetër. Venusi i ndihmon guximtarët, por nuk i mbulon situatat e rrezikshme!

Yjet e korrikut mund të nxjerrin në sipërfaqe ndonjë shqetësim të vogël. Nëse vuani nga stomaku apo jeni të ndjeshëm nga ndryshimet klimaterike, duhet të bëni kujdes nga vapa. Fillimi i kësaj stine mund t’ju zërë në befasi. Marsi, që është në drejtim të kundërt me shenjën tuaj, tregon se të premten, më datë 5, të mërkurën, 17, dhe të enjten, 18, forma juaj fizike do të jetë nën presion. Edhe më datë 25 bëni mirë të mos e teproni.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor