Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e djeshme në Urgjencën Pediatrike të QSUT-së ‘’Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza”, ku një fëmijë 16 muajsh me origjinë nga Pakistani, ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Mjekët e urgjencës tentuan menjëherë oskigjenimin dhe frymëmarrjen artificiale, por nuk mund të bënin asgjë për fëmijën.
Shkaku i kësaj ngjarje të rëndë mësohet të jetë bllokimi i rrugëve të frymëmarrjes nga një kokërr qershie. Burime për “News 24” thanë se familja pakistaneze kishte mbetur në trafik për minuta të tëra në rrugën që të çon tek Urgjenca dhe asnjë automjet nuk e hapte rrugën, gjë që ka detyruar prindërit t’i drejtohen për ndihmë patrullës së forcave Shqiponja.
Vetëm kur automjeti i policisë ka ardhur në ndihmë të familjes është mundësuar hapja e rrugës, por më kot. Burime nga QSUT, pohojnë se fëmija ka mbërritur pa shenja jete në urgjencë, ç’ka ja ka bërë të pamundur mjekëve që të japin ndihmën e parë në kohë. Prindërit e fëmijës me origjinë pakistaneze jetojnë dhe punojnë prej vitesh në Shqipëri.
Në Living kemi kemi trajtuar vazhdimisht temat që lidhen me sigurinë e fëmijët apo hapat që duhet të ndjekin prindërit në rast rreziku, nisur nga rasti i mësipërm po ju rikujtojmë disa prej tyre: lexoni 5 hapat si të shpëtoni një fëmijë nëse po mbytet, 3 gjërat që s'duhet të bëni kurrë kur fëmija juaj rrezikon të mbytet gjatë ngrënies.
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...