Astroliving 2 Korrik 2019

Horoskopi mujor KORRIK: Luani dhe Virgjëresha

Astroliving

Nga Paolo FOX / LIVING

LUANI: Marsi fillon një tranzit të rëndësishëm në shenjën tuaj zodiakale. Ai do të vendoset në një trekëndësh të përsosur dhe shumë të favorshëm për ju, bashkë me Jupiterin, rreth datës 25 të këtij muaji. Shumë situata do të zhbllokohen. Për ata që kanë mbyllur ndonjë marrëveshje me leverdi, një dozë e mirë krijimtarie do t’ju vijë në ndihmë. Gjatë këtyre ditëve, mund të përfundoni hartimin e një projekti të madh. Nëse punoni në sektorin e krijimtarisë, ky do të jetë çasti i duhur për t’u rikthyer në skenë. Mund të hasni në disa pengesa ose kundërshtime, por ne e dimë se ata që i përkasin shenjës së Luanit e duan fitoren dhe japin maksimumin e tyre në një betejë. Mund t’ju thërrasin për realizimin e një projekti të madh, në rast se punoni për shoqëri të mëdha ose në industri. Ju presin komisione dhe urdhra shtesë. Të favorizuar janë edhe artizanët. Ata që presin ndonjë pagesë ose shpërblim, shumë shpejt do të marrin lajme të mira, në mos i kanë marrë tashmë. Do t’ju shfaqen shumë mundësi të reja. Një person i dashur do t’ju ndihmojë, ndërsa një mik do t’ju bëjë një ofertë pune mjaft interesante. Një shpërblim për ju shfaqet në horizont. Kërkesat mund t’i bëni javën e parë ose të fundit të këtij muaji kaq interesant. Mos i humbisni rastet!

Edhe dashuria zë vend të rëndësishëm këtë muaj. Është një periudhë e mirë për ndjenjat. Mund të filloni të mendoni për një ndryshim rrënjësor. Ata që duan të martohen ose të gjejnë shtëpi, kanë një qiell mjaft interesant dhe, me hyrjen e Marsit në shenjë, që ju zgjon shqisat, edhe pasioni bëhet më i fortë! Shumë të lindur të kësaj shenje do të kërkojnë një lloj autonomie nëse janë të rinj, ose një jetesë të re me personin e duhur. Favorizohen martesat, bashkëjetesat dhe marrëveshjet sentimentale. Ndërhyrja e juristëve, konsulentëve të biznesit ose ekspertëve do të jetë e nevojshme për të zgjidhur një kleçkë dhe arritja e një marrëveshjeje do të jetë më e thjeshtë. Është një muaj i rëndësishëm dhe i favorshëm për realizimin e ideve. Gjatë kësaj periudhe, mund t’ju shtohet dëshira për t’u bërë me fëmijë, veçanërisht për ata që janë rreth të tridhjetave. Mund t’ju lindin ndjenja të veçanta për personat e shenjave të Virgjëreshës, Shigjetarit dhe Dashit. Të lindurve në shenjën e Luanit u pëlqejnë marrëdhëniet stimuluese, të cilat nuk karakterizohen nga mërzia, por nisen gjithmonë nga planifikimi.

Korriku nis mbarë për ju. Keni bërë përmirësime të ndjeshme psikofizike. Gjatë pjesës së dytë të vitit, duhet të hiqni dorë nga hakmarrjet. Për më tepër, duke filluar nga 23 korriku, Dielli do të hyjë në shenjën tuaj zodiakale! Ka ardhur koha që të mendoni pak më shumë për veten. Forconi fizikun dhe gjeni kurat e duhura për të përballuar shqetësimet e vogla ose të mëdha. Vera është juaja!

VIRGJËRESHA: Diçka po lëviz! Dhe fatmirësisht është në favorin tuaj. Megjithatë, duhet thënë se shumë prej jush kanë arritur të përfundojnë një marrëveshje dhe gjatë muajit maj dhe qershor e kanë justifikuar rolin e tyre në punë, por ky muaj mund të sjellë ndonjë verifikim. Shkundja e parë do të jetë në datën 11, kur Hëna të jetë e favorshme. Megjithatë, do të keni ende disa probleme financiare ose ligjore për të zgjidhur. Kjo u referohet më shumë atyre që qysh nga viti i kaluar janë në krizë me një ndërmarrje ose kanë kërkuar ndonjë përmirësim që nuk u është plotësuar ende. Vit i çuditshëm 2019-ta, sepse edhe ata që kanë një rol apo detyrë të rëndësishme nuk arrijnë të dëgjohen siç duhet. Tani është e domosdoshme që të mos e humbisni besimin dhe të niseni drejt horizonteve të reja. Edhe pse sa më shumë i afrohemi fundit të vitit, aq më shumë do të përmirësohen gjërat. Vazhdoni të bëni lojë të sigurt... mundësitë që do t’ju ofrohen në këtë periudhë meritojnë vëmendje. Nëse dikush është hequr si miku juaj vitin e kaluar, tashmë është jashtë loje. Mund të pranoni të punoni tjetërkund, të udhëtoni. Më në fund, ajri po ngrohet, jo vetëm nga ndryshimi i temperaturave. Pritet zgjidhje për problemet ligjore.

Pas një qershori të përgjumur, dashuria rizgjohet. Ndonjë prej jush mund të bëjë edhe zgjedhjen e jetës. Ata që kanë një lidhje të qëndrueshme do ta jetojnë këtë çast si burim frymëzimi për të ardhmen. Nëse gjatë katër muajve të fundit keni pasur probleme pune ose njëri nga të dy ka qenë keq, tani më në fund mund të mendoni për të ardhmen në mënyrë më aktive. Ndryshon puna për ata që janë ndarë dhe duhet të mbyllin çështjet ligjore që janë hapur prej muajsh. E vërteta është se viti 2019 ka në plan që t’ju befasojë nga fundi i tij. Bëni kujdes nga problematikat e kota që mund t’i mbartni gjatë tri të dielave të fundit të muajit korrik. Ashtu si në qershor, edhe tani, pikërisht e diela është problemi. Por jo për fajin tuaj.

Duke menduar nga mëngjesi deri në mbrëmje për problemet dhe mbi të gjitha zgjidhjet e tyre, dijeni që e keni burim stresi. Në çastet e acarimeve të mëdha, të cilat gjatë këtij muaji mund të jenë të pranishme në datën 20, do të ishte e udhës që t’i dedikoheni qetësisë. Do të jeni menjëherë në formë, nëse kërkoni të shmangni shpërqendrimet dhe konfliktet. Jupiteri është ende i vrenjtur. Bëni kujdes nga ushqimet dhe ruani mëlçinë delikate.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor