Këngëtari i njohur grek, Dimitris Kokotas pëson arrest kardiak
Dimitris Kokotas, këngëtari i njohur 56 vjeçar ka pësuar një arrest kardiak pasditen e djeshme dhe tashmë ndodhet nën kuj...
Nga LINDA FISHTA/Fotografia ARMAND HABAZAJ
Focaccia është një recetë tipike italiane, e cila është e përhapur nga jugu në veri, ku sigurisht që çdo krahinë përdor produkte specifike. Sot për ju kemi përgatitur fokaçe me djathë Gorgonzola dhe fiq, një recetë e thjeshtë dhe super e shijshme.
Përbërësit për tavë me diametër 28/30cm:
350 g miell
150 ml qumësht
60 g gjalpë i butë si krem (nxirreni disa orë më parë nga frigoriferi)
1 lugë e vogël kripë
1 lugë e vogël sheqer
12 g maja birre e freskët (½ kubit) + 3 lugë ujë të vakët për t’u tretur.
Për mbushjen:
150g djathë Gorgonzola ose djathë tjetër që shkrin nga nxehtësia
5-6 fiq të pjekur
një grusht arra të qëruara
pak rozmarinë e freskët
2-3 lugë mjaltë (unë i vë 3 lugë plot se më pëlqen kontrasti i mjaltit me Gorgonzola-n).
Përgatitja: Ndezim furrën në 180°C. Në një tas hedhim majanë në thërrime,
me ujin dhe sheqerin, i përziejmë sa të tretet majaja. Shtojmë më pas qumështin, miellin, gjalpin dhe kripën. I përziejmë me lugë druri dhe më pas me dorë, në tavolinë, me pak miell derisa të përftojmë një brumë të butë që nuk ngjit. Hapim brumin me petës e pak miell, e vëmë në tavë të lyer më parë me pak vaj, shpërndajmë djathin, fiqtë, pak rozmarinë, arrat dhe i spërkasim me mjaltë. E vëmë të piqet në furrë derisa të shohim që brumi ka marrë ngjyrë si lart edhe poshtë.
Dimitris Kokotas, këngëtari i njohur 56 vjeçar ka pësuar një arrest kardiak pasditen e djeshme dhe tashmë ndodhet nën kuj...
Në orët e para të mëngjesit të sotëm shteti fqinj, Greqia është goditur nga dy tërmete të njepasnj&eum...
Mbremjen e sotme, Valeri ka treguar me një pjesë të fermerëve fillimin e tij në fushën e modelingut. Valeri shprehet se g...