Pijet 1 Korrik 2019

Nga dita e sotme nuk do i hidhni më cipat e qepëve; Ja ç'përfiton organizmi nga çaji i përgatitur me to

Pijet

Si shumë fruta e perime të tjera dhe qepa konsumohet pa lëkurë , ose më saktë pa cipën e hollë. Por njësoj siç kemi mësuar se lëkura është po aq e pasur në vlera ushqyese sa fryti edhe për cipën e qepës kemi për të thënë të njëjtën. Megjithëse për shkak të strukturës dhe thatësisë së tyre, shumë njerëz supozojnë se lëkura e qepëve nuk mund të hahet. Më poshtë Livind do të radhisë të gjitha vlerat ushqyese dhe dy mënyra si mund të përfitoni prej tyre:

Ndërsa qepët janë një burim i mirë antioksidantësh, cipa  përmban edhe më shumë antioksidantë sesa qepë vetë. Ajo është e pasur gjithashtu me quercetin, një flavonol që mund të ndihmojë në uljen e presionit të gjakut dhe parandalimin e ndërtimit të pllakav arteriale që shkaktojnë goditje.  Cipa e qepës është e pasur  me fibra dhe sipas Science Daily dhe revistës Plant Foods for Nutrition, përbërjet fenolike të gjendura me shumicë tek qepët ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve koronare !

Si të përdorni cipat e qepëve:

1. Mënyra më e thjeshtë për të integruar lëkurën e qepëve në gatim është duke shtuar këto të fundit në lëngun e perimeve

Përgatitja:

1. Vloni një grusht me cipa qepe së bashkë me perime të tjera.  Kini kujdes me sasinë pasi mund të hidhrojë lëngun !

2. Çaj me cipa qepe

1. Lani 2-3 qepë të madhësisë mesatare dhe hiqni me kujdes cipën.
2. Vendosini cipat e qepëve në një  kavanoz xhami.
3. Shtoni në këtë kavanoz ujë ta valuar dhe mbylleni për të paktën 15 minuta.
4. Pasi uji të jetë ftohur mund të konsumoni si çaj para se të shkoni të flini,

Shënim:

Kjo pije nuk rekomandohet për nënat që janë me gji dhe gratë shtatzëna.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor