Astroliving 1 Korrik 2019

Horoskopi mujor KORRIK; Dashi dhe Demi

Astroliving

Nga Paolo FOX/ LIVING

Dashi:

Ky do të jetë një muaj i shkëlqyer për të gjitha marrëveshjet, ndërkohë që shumë prej jush i kanë nisur që në qershor diskutimet. Jeni më se gati për të nisur gjithçka nga fillimi. Pjekuria juaj tani është më e madhe falë përvojave të muajve të fundit. Edhe profesionistët e pavarur do të kenë mundësitë e tyre. Yjet do të jenë shumë interesantë gjatë të gjitha fundjavave të muajit, sidomos në datën 23, kur do të merrni një propozim më konkret. Tregohuni të kujdesshëm me detyrimet fiskale. Pagesat duhen kryer në kohën e duhur. Më datë 19 do të përballeni me një problem të vogël për shkak të një vonese. Shpërqendrimi është pika juaj e dobët. Dashuria do të kalojë në plan të dytë gjatë korrikut. Keni shumë gjëra nëpër duar, sidomos në aspektin sentimental. Jupiteri që ju favorizon mund të shënojë rikthimin e një dashurie të shkuar. Brenda familjes duhet të sqaroni shumë gjëra. Datat 9, 15 dhe 16 do të karakterizohen nga debate të nxehta. Marrëdhëniet që krijohen gjatë kësaj periudhe nuk janë shumë të qarta. Tradhtia nuk është një zgjidhje, përkundrazi. Çiftet që janë të lidhura prej kohësh do të hasin problemeve për shkak të disa personave jashtë marrëdhënies së tyre. Ditët e fundit të muajit do të jenë disi konfuze, por ju jeni të fortë. Megjithatë, fitimtarët e kësaj beteje jeni ju. Ditët e korrikut do të jenë një sfidë për fizikun tuaj. Datat 20 dhe 21 do të jenë më të vështirat.

 

Demi

Do të ndiheni disi të nervozuar në punë, por asgjë me rëndësi. Ky vit është i mirë në përgjithësi, por përgatituni për disa debate. Për shembull, nëse dikush në punë po përpiqet t’ju ngarkojë edhe punët e tij apo gjëra që s’ju takojnë, mos e humbni toruan. Në datat 4, 5, 11 dhe 18 do të vënë në provë durimin tuaj. Ju dilni gjithnjë fitimtarë, por korriku shënon një lloj frenimi apo pauze reflektimi për shenjën tuaj. Duhet të bëni pak durim sa ta kaloni këtë fazë. Jeni përfshirë aq shumë nga marrëdhëniet profesionale, sa po harroni dashurinë. Çiftet që kanë një kohë të gjatë bashkë do të përballen me probleme me karakter ekonomik. Nëse jeni me fëmijë, do të diskutoni mbi edukimin e tyre dhe shpenzimet e mëdha për ta. Lidhjet e reja janë të favorizuara. Pra, nëse jeni të vetmuar, ju ftojmë të shfrytëzoni sharmin që ju karakterizon për takime shumë të veçanta. Të divorcuarit do të vazhdojnë me problemet e tyre të zakonshme. Të lindurit në shenjën e Gaforres ose të Peshqve do t’ju tërheqin vëmendjen. Do të shpenzoni më shumë për shtëpinë. Stresi ka filluar të ndihet disi, ndaj duhet të bëni shumë kujdes në datat 10 dhe 18. Shmangni çdo gjë që mendoni se për ju është problematike, sado e vogël qoftë. Programoni sa më shpejt pushimet. Gushti nuk do të jetë një muaj shumë favorizues, ndaj shfrytëzoni këtë periudhë për pushime dhe për t’u kujdesur për veten.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor