Kuriozitete 30 Qershor 2019

Pa orë të shtrenjë e makinë luksoze, djali nga Kukësi shkon në festën e maturës me të ëmën dhe Instagrami ''u çmend"

Kuriozitete

Në një kohë kur rrjetet sociale gëlojnë nga publikimet e shumta në plazhe mahnitëse duke shijuar perëndimin e diellit dhe pjatat e bollshme; memet e ndryshme dhe situatat politike, gjimnazistët (për fat të mirë) kanë gjëra më të rëndësishme për të menduar. Dhe pas provimeve, mbrëmja e maturës, ajo që finalizon një cikël shkollor për t’i hapur udhë një tjetri, është gjëja më e rëndësishme për të gjithë 17-18 vjeçarët.

Me siguri së fundmi, keni parë pafund fotografi të rinjsh të cilët gëzojnë fundit e një epoke, e cila për hir të së vërtetës, është një ndër më të bukurat që përjeton njeriu në jetë. Shpesh në kontrast me nivelin ekonomik të shqiptarëve, të rinjtë në mbrëmjen e maturës tregojnë një realitet krejt tjetër. Makina luksoze dhe fustane e kostume të shtrenjta zgjedhin gjimnazistët për të tërhequr vëmendjen e miqve të tyre.

Por një djali nga Kukësi i është dashur shumë pak për të qenë maturanti i preferuar i të gjithëve. Ai nuk është sforcuar aspak, madje i ka dhuruar lumturi pafund njeriut më të shtrenjtë të jetës. Maturanti kuksian ka parakaluar para të gjithëve përkrah nënës së tij. Fotografia e publikuar ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve, ndërsa komplimentet për të dy kanë qenë të shumta.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor