Letra 30 Qershor 2019

Historia e vërtetë e 43-vjeçares që endej klinikave me dhjetra diagnoza të pasakta ; Si arriti të shërohej përmes këshillave të Medical Medium

Letra

Letra është shkëputur nga libri "Medical Medium" sjellë në shqip nga Botimet Living

Margareta ishte 42 vjeçe dhe punonte si edukatore kopshti kur filloi të përjetonte lodhje ekstreme. Edhe nëse kishte fjetur gjithë natën, zgjohej e lodhur dhe kjo i zgjaste gjithë ditën.  Bërrylat, gjunjët dhe kyçet filluan t’i dhembnin aq shumë, sa mezi ngrihej nga dyshemeja kur organizonte aktivitete dhe lojëra me fëmijët. Ushqimet që më parë i treste pa vështirësi, tani kishin filluar t’i shkaktonin probleme gastrointestinale dhe ndihej gjithë kohën e fryrë. Përveç kësaj Margareta kishte gjithmonë ose shumë ftohtë ose shumë vapë dhe duhej të vishej në një mënyrë që t’u përshtatej këtyre ndryshimeve të temperaturës. Kur filloi të shkonte në punë duke gogësitur dhe me rrathë të zinj poshtë syve, edhe pas një fundjave të gjatë pa bërë pothuajse asgjë, asistentja e saj e këshilloi që të bënte një kontroll mjekësor. Mjeku i familjes i bëri disa analiza për të parë se mos kishte probleme me tiroiden. Pas daljes së rezultatit, ai i telefonoi për t’i thënë se nuk kishte asgjë shqetësuese.E pakënaqur nga kjo përgjigje, Margareta i kërkoi së motrës emrin e mjekut të mjekësisë funksionale, të cilin ajo nuk e hiqte nga goja. Ai sapo e pa në klinikë qeshi duke nënkuptuar se e dinte nga çfarë vuante.  - Problemi juaj është hormonal, - i tha, duke shtuar se me siguri bëhej fjalë për një çrregullim ose fazat e para të perimenopauzës.  Ai këmbënguli se sido që të ishte puna, edhe myku kërpudhor “Candida” mund ishte përgjegjës për simptomat e saj.  Margareta u ndje aq e lehtësuar sa deshi t’i hidhej në qafë mjekut. Më në fund, mori përgjigjen se vërtet diçka nuk shkonte. Ajo doli nga klinika me një recetë, ku përshkruhej terapia e zëvendësimit të hormoneve bioidentike dhe medikamentet antimykotike, si dhe me një udhëzues të detajuar sipas të cilit duhej të eliminonte nga dieta të gjithë sheqernat, vajrat e përpunuara dhe ushqimet e skuqura.  Mirëpo në krye të dhjetë ditëve që piu antimykotikët, ajo nuk ndjeu asnjë përmirësim. U kthye edhe një herë te mjeku për t’i thënë që problemet me tretjen ishin përkeqësuar. Ai i rekomandoi një probiotik dhe e siguroi që problemi do të zgjidhej. Një javë pas probiotikëve, hormoneve dhe dietës së re, Margareta palosej më dysh nga dhimbjet e forta të stomakut.  Këtë herë, vendosi të konsultohej me një natyropat. Ndërkohë që i tregonte problemin e saj, ai tundte kokën në shenjë pohimi dhe i konfirmoi se fajtorë për këtë ishin çrregullimi hormonal dhe myku kërpudhor “Candida”. Për të luftuar mykun, ai i dha disa suplemente për të pastruar zorrën e trashë dhe direktiva që të eliminonte të gjitha karbohidratet nga dieta. Margareta duhej të konsumonte kryesisht proteina shtazore dhe perime.  Ishin pushimet verore dhe ajo kishte vendosur të zbatonte këshillat e natyropatit, edhe pse do t’i duhej që të hiqte dorë nga uthulla balsamike, që i pëlqente aq shumë dhe gota e përnatshme e verës. Sipas saj, dhimbjet ishin përmirësuar gati 15 për qind. Me sa dukej, ishte në rrugën e duhur... por progresi i saj ndaloi me aq. Natyropati i dha një program tjetër detoksikimi, por progresi ishte davaritur. Ajo kishte dhimbje gjithandej, fryrje dhe ndihej më e lodhur se kurrë (sikundër do t’ia thosha edhe unë më vonë, ajo nuk kishte energji për shkak të mungesës së karbohidrateve). Margareta kishte neps për fruta pylli, grejpfrut dhe banane, por natyropati e kishte trembur duke i thënë që të qëndronte larg frutave. Mjaft e vendosur, ajo vazhdoi të mbante dietën pa sheqer dhe karbohidrate edhe për 30 ditë të tjera.  Në këtë fazë, ndihej më keq se kurrë. E pashpresë, e pafuqishme dhe e izoluar nga pjesa tjetër e botës, ajo nuk e dinte se ku do ta gjente forcën për të rifilluar punën. Myku po i shkatërronte jetën.  Pikërisht në atë kohë Margareta më gjeti mua.

Shpirti më tha menjëherë që problemi i saj nuk ishte myku kërpudhor “Candida”. Në fakt, ai pothuajse nuk ekzistonte fare në trupin e Margaretës. Arsyeja e vuajtjeve të saj ishte helikobakter pylori, që ndodhej në stomakun e saj, së bashku me citomegalovirusin (e familjes së herpesit). Mëlçia e saj ishte e plogësht dhe funksiononte vetëm 40 për qind, përkundrejt 65-përqindëshit tipik të një femre në moshën e saj. Për më tepër, sasia e acidit klorhidrik në lëngjet e stomakut ishte shumë e ulët dhe kishte gjurmë helmimi nga merkuri.  Kur i përmenda këtë, Margareta u kujtua se gjashtë muaj para se t’i fillonin shqetësimet, kishte hequr mbushjet e vjetra të dhëmballëve me amalgamë. Unë i shpjegova se gjatë procesit të heqjes së tyre, merkuri kishte hyrë në organizmin e saj, duke mbingarkuar mëlçinë. Kjo kishte lejuar rritjen e citomegalovirusit dhe helikobakter pylori, duke pakësuar sasinë e acidit klorhidrik, për të cilin kishte aq shumë nevojë.  Për të ndrequr situatën, ndryshova menjëherë dietën e saj. Pakësova yndyrën dhe proteinat shtazore dhe i lejova të konsumonte disa fruta, si: boronicat e egra, kajsitë dhe hurma arabie. Pjesa tjetër e dietës përfshinte perime, barishte, patate, avokado, fruta të tjera dhe salmon të egër. E rëndësishme ishte që të limitoheshin yndyrat. Falë këtij ndryshimi, trupi i saj arriti të nxirrte një sasi të madhe merkuri nga mëlçia dhe aparati tretës. Shumimi i helikobakter pylorit u frenua dhe ngarkesa e citomegalovirusit u zvogëlua.  Kur erdhi shtatori, Margareta ishte në formë që të priste me entuziazëm fëmijët e saj. Tre muaj pas telefonatës sonë të parë, ajo kishte shpëtuar nga të gjitha simptomat, të cilat nuk kishin fare lidhje me mykun kërpudhor “Candida” apo hormonet, dhe kishte rifituar shëndetin.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor