Keshilla mode 28 Qershor 2019

Nga sandalet me rripa deri tek funet apo pantallonat me bel të lartë; Ja 7 hile si të dukeni më elegante e të gjata

Keshilla mode

Vijat vertikale, ngjyra e zezë janë truke që i dimë prej kohës për një siluetë të hollë. Por a do ta imagjinonit se këpucët, bizhuteritë dhe disa lloje veshjesh ju bëjnë të dukeni më elegante? Ja disa lëvizje që të ndihmojnë për të krijuar iluzionin optik

Pasqyra e madhe në shtëpinë tonë thuajse gjithmonë na mërzit. Do ketë një gjë që nuk shkon. Shpesh kjo gjë qëndron pikërisht te trupi ynë, i cili sidomos në këtë stinë, rrumbullakoset. Por, në vend që të rropatemi vetëm me dieta e mendime, na intereson të mësojmë ca sekrete, që na bëjnë të dukemi më elegante. Përdorni veshjet, këpucët, bizhuteritë e duhura. Do ta shihni se te pasqyra juaj e mërzitshme dhe sidomos në sytë e njerëzve do ngjani si modele.

1. Në rast se keni kyçe të trasha. Mos vish sandale ose shapka që lidhen në nyjën e këmbës. Shmangni takat e holla. Vishni sandale që shiritin horizontal e kanë te gishtat, të cilat lejojnë të duket tërë gjatësia e këmbës. Takat e trasha e bëjnë kyçin të duket më i hollë.


2. Kush do ta kishte menduar që bizhuteritë e duhura mund t’ju heqin disa kilogramë? Ato mund ta bëjnë fytyrën të duket më e hollë ose më e rrumbullakët, ose qafën të duket më e shkurtër ose më e gjatë. Kjo nuk ka të bëjë me sa elegante apo e bëshme jeni. Kur mbërrin puna te bizhuteritë, gjithçka varet nga forma e kockave. 
Byzylykët e trashë e bëjnë më pak elegant kyçin e dorës. Ndërsa ata finët shkojnë më tepër.

3. Unazat. Në rast se keni gishta të trashë, mos mbani unaza fine që humbasin në gishtat tuaj. Synoni për ato të plotat, me gurë të mëdhenj, që shkojnë me strukturën e kockës.

4. Çfarë lloji vëthësh duhet të mbajnë femrat me qafë jo të hollë? Po të keni qafë pak të shkurtër dhe të trashë mos mbani vëthë të vegjël, sepse ata nuk ndikojnë fare në zbutjen e linjave të qafës. Më të përshtatshëm janë ata të mëdhenjtë, që varen, stil cigan.

5. Në rast se doni ta nxirrni më në pah veshjen tuaj kur ajo iu tregon mirë, atëherë shtojini dhe një varëse të rëndë. Korniza do të bjerë në sy dhe forma e mirë trupore do të imagjinohet. Mos e teproni kur keni qafë të trashë dhe mos u kurseni në rast se keni qafë të hollë.

6. A keni bark të fryrë? Nuk këshillohet të veshësh xhinse të ngushta me shtrat të ulët, që nxjerrin përsipër gjithë pjesët e dhjamosura. Duhet të mbani një shirit elastik, që përfundon ku fillojnë brinjët. Edhe po të vishni bluza të ngushta, nuk do t’ju duken papërsosmëritë.

7. Të bëheni maniake pas gjoksit të madh nuk është gjëja më e mirë për të bërë. Kështu, rrezikoni të dukeni edhe më e shëndoshë sesa jeni. Reçipetat janë thelbësore. Ato e afrojnë gjoksin në qendër dhe e ngrenë. Ju bëjnë të ngjasoni sikur keni vënë korse ose keni humbur ca kile.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor