Tendencat e fundit te modes 28 Qershor 2019

Po bëheni gati për në plazh? Këto janë çantat që do t’ju duhen këtë verë për tu dukur sa më bukur

Tendencat e fundit te modes

Një nga aksesorët më të rëndësishëm të  verës është me siguri çanta përveç rrobave të banjës. Atje një vajzë mban çdo gjë, duke filluar nga peshqiri, kremrat e plazhit, tualete, një pal rroba banje shtesë, etj etj. Por ajo nuk duhet të jetë vetëm funksionale por duhet me patjetër të duket dh bukur dhe ti shtojë imazhit tuaj diçka të veçantë. Modelet për 2019 të cilat u panë më së shumti në pasarale janë këto:

Çanta e punuar me dorë: Duket sikur është bërë nga gjyshja juaj dhe me siguri e keni në shtëpi një çantë të tillë. Ajo zvogëlohet dhe zmadhohet sipas formave apo objekteve që ju fusni. Ngjyrat janë pjesa më e bukur pasi mund të kombinohet me çdo veshje plazhi.

Çanta me kuadrate: Kjo copë që ne shpesh na ngjan me një mbulesë tavoline është një nga më të kërkuarat e momentit dhe më e pëlqyera në veshje, nuk kishte si të ndodhte ndryshe do të bëhej dhe në formën e një çante. Ngjyrat pastel janë mbizotëruese.

Çanta e kashtës: Që para nj viti ka qenë një nga çantat më IN jo vetëm për plazh por edhe për një shëtitje buzë detit apo një darkë romantike. Ajo është elegante por dhe praktike njëkohësisht.

Çanta me thekë: shpesh trendet e veshjeve aplikohen dhe në çanta dhe ky është rasti konkret. Thekë thekë dhe vetëm thekë dhe do të jeni në një linjë me modën.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor