Letra 23 Qershor 2019

Historia e Merit; 35 vjeçares që shpëtoi nga lodhja dhe rraskapitja pasi provoi regjimin çudibërës të MEDICAL MEDIUM

Letra

Meri, 35 vjeçe, i ankohej mjekut se ndihej vazhdimisht e lodhur. Pavarësisht se pushonte mjaftueshëm, lodhja nuk largohej. Ajo punonte në një shoqëri transporti, por nuk ishte kurrë aq aktive apo vigjilente sa duhej. Mjeku i bëri një sërë analizash dhe, pasi dolën rezultatet, i telefonoi. Gjithçka është në rregull, - i tha, - thjesht je e lodhur nga puna. Do të ndihesh më mirë pas pushimeve të fundvitit.

Por lodhja e saj jo vetëm që nuk u largua, por në fillim të vitit u përkeqësua. Këtë herë, Meri u konsultua me një doktor të mjekësisë integrative, i cili e diagnostikoi me lodhje të gjëndrave mbiveshkore. Ai kishte të drejtë. Megjithatë, bashkë me listën e gjatë të suplementeve, ai e kishte këshilluar Merin që të eliminonte të gjitha karbohidratet dhe sheqernat nga dieta, përveç një molle jeshile në ditë dhe ndonjë frute pylli. Ajo duhej të hante tre vakte në ditë, që përmbanin proteina shtazore dhe perime.

Në fillim, Meri ndjeu një shpërthim energjie dhe mendoi se po shërohej. Në fakt, për të kompensuar mungesën e sheqernave në dietën e saj dhe të glukozës në gjak, gjëndrat e rraskapitura mbiveshkore po e mbysnin organizmin me adrenalinë. Për më tepër, tri vakte proteinash shtazore në ditë, të dendura me yndyrë, po e rëndonin shumë mëlçinë dhe pankreasin e Merit, duke i detyruar gjëndrat e saj mbiveshkore të sekretonin më shumë hormone që të ruanin ekuilibrat. Ky është shembulli i rrezikut të një diete që nuk bazohet te nevoja dhe mënyra e funksionimit të organizmit.

Një muaj pas ndjekjes së kësaj diete, Meri ndjeu një rënie energjie. Ndihej më e lodhur se më parë dhe çdo ditë i tërhiqte këmbët zvarrë për të shkuar në punë. Kishte një dëshirë të parezistueshme për sheqer dhe filloi ta shuante me ëmbëlsira dhe ushqime të përpunuara, të cilat i blinte nëpër makinetat me monedha. Sheqernat e kombinuara me sasi të mëdha yndyre shtazore në gjak, shkaktojnë rezistencën insulinike. Gjëndrat e saj mbiveshkore filluan të sekretonin gjithnjë e më shumë adrenalinë dhe arritën një pikë rraskapitjeje totale.

Në këtë pikë, një mjek praktikant në kompaninë e Merit, i tregoi se si e kisha ndihmuar nënën e tij, dhe Meri më telefonoi. Hoqëm menjëherë yndyrën shtazore dhe proteinat nga dieta e saj dhe tri vaktet kryesore i zëvendësuam me teknikën e “cimbisjes” çdo dy orë. Kjo e mbajti të qëndrueshëm dhe aktiv nivelin e glukozës dhe i dha fund rezistencës insulinike. Gjithashtu, ne rivendosëm ekuilibrin në dietën e saj falë frutave dhe perimeve të pasura me potas, kripë dhe sheqer.

Shumë shpejt, Meri u rikthye në gjendjen e mëparshme, para se të takonte mjekun e saj të parë. Për një muaj, ajo ndihej sërish aktive dhe energjike. Brenda vitit, filloi të ndihej e ripërtërirë. Kur fola me të së fundmi, më tha se kishte vënë re se disa nga kolegët e saj kishin probleme me sheqerin, kështu që së bashku me mjekun praktikant, kishin filluar të përgatisnin çdo pasdite në punë smuthi për të gjithë, një iniciativë e pritur me shumë entuziazëm. Më tha se vazhdonte të ndiqte këshillat e Shpirtit dhe vetëm në raste shumë të rralla mund ta shkelte paksa dietën.

Informacioni i mësipërm është shkëputur nga libri "Medical Medium" i sjellë në shqip nga BOTIMET LIVING.

Librin e gjeni në çdo pikë shitje e librari të qytetit ku jetoni ose mund ta blini online në http://botimetliving.al/. Për çdo porosi mund të na shkruani gjithashtu në profilet tona zyrtare në Facebook apo Instagram dhe libri ju vjen në shtëpi pa asnjë kosto shtesë.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor