Gjarpri tmerron pasagjerët në avion gjatë një fluturimi (Video)
Disa pasagjerë që po përshkonin linjën e fluturimit nga Bankok për në Phuket, kanë parë tmerr me sy. Njërëzi...
Vagina e gruas supozohet të ketë një erë, pavarësisht mendësisë që kjo e fundit nuk është normale. Sigurisht me këtë nuk nënkuptojmë që aroma t’i ngjasojë margaritave apo trëndafilave, por është një erë karakteristike që vendoset nga ekuilibri i baktereve të mira e të këqije, pH, niveli i sekrecioneve, ajo çfarë një grua ha, vesh etj.
Ekzistojnë shumë faktorë që mund të ndikojnë në mënyrën se si vagina juaj mban erë dhe higjiena intime luan një rol të papërfillshëm, e përdorimi i sapunëve, parfumeve dhe deodorantëve nuk është zgjidhja e duhur. Këto të fundit jo vetëm që prishin bilancin natyral të pH të vaginës, por nuk kurojnë problemin që mund të jetë mjekësor.
Autori e “The Hormone Cure” Sara Gottfried, mendon se gratë kanë pritshmëri joreale për aromën e tyre. Jemi të mbërthyer nga mendimi se gratë duhet të mbajnë erë të mirë, mundësisht frutash apo lulesh, kur kjo nuk është aroma normale njerëzore. Megjithatë ekzistojnë disa shenja që tregojnë se era “aty poshtë” nuk është ajo që supozohet të jetë, dhe kjo shoqërohet me simptoma të tjera, të tilla si kruajtje, ënjtje, sekrecione ose dhimbje gjatë urinimit.
1.Aromë metalike: Kjo aromë është mëse e zakonshme pas përfundimit të ciklit menstrual. Ju mund ta ndjeni gjithashtu edhe pasi ejakulimit të brendshëm të partnerit. Zakonisht largohet pas njëfarë kohe, por nëse vini re kjo situatë vazhdon për një periudhë më të gjatë, duhet të takoni mjekun tuaj.
2.Aromë peshku: Këtu gjërat bëhen më serioze dhe duhet të kontaktoni menjëherë gjinekologen,-un tuaj. Kjo aromë e rëndë, shoqëruar me sekrecione vaginale ngjyrë kafe të errët në gri, është shenjë e Trichomonas vaginalis, një infeksion i rëndë seksual. Kjo aromë mund të tregojë edhe praninë e vaginozës bakteriale, e cila ndodh si pasojë e uljes së aftësive mbrojtëse të sistemit imunitar për të frenuar bakteret e dëmshme dhe çrregullimeve hormonale.
3.Aromë myku: Aroma e mykur vjen si rezultat i përdorimit të brendshmeve shumë të ngushta, duke mos i lejuar asnjë hapësirë për të marrë frymë dhe si pasojë do të djersini më shumë në zonën intime.
4.Aromë maja: Kjo aromë është tregues i pranisë së infeksionit vaginal me të njëjtin emër, i cili ndodh për shkak të rritjes së jashtëzakonshme të kërpudhave të njohura si Candida ose maja në trupin e njeriut. Problemi kryesisht ndodh në gratë në zonën vaginale. Infeksioni vaginal maja shoqërohet me kruajtje, irritim në zonën intime dhe sekrecioni të trasha në ngjyrë të verdhë.
Mund t'ju interesojë gjithashtu: A është normale që vagina ime mban erë ? Ja 6 arsyet që rendisin gjinekologët
Këto katër aroma mund të jenë shenja paralajmëruese të diçkaje, por ka edhe faktorë të tjerë që mund të ndikojnë në aromën tuaj. "Shumë gra vënë re se periodat e tyre kanë erë të ndryshme," vëren Gottfried. Normalisht, pH e vaginës është nën 4.7, që do të thotë se është e natyrshme të anojë nga ana acide. Gjaku menstrual ka një pH prej 7,4 dhe kjo gjë mund te ndryshoje gjithashtu pH e vaginës, e cila mund të ndryshojë dhe aromën e saj. Sperma ka një nivel pH prej rreth 8, kështu që edhe pas marrëdhënieve seksuale mund të ndjeni nje ere te çuditshme.
Mos humbisni edhe: ushqimet, vitaminat dhe barnat që ndryshojnë erën e vaginës
Disa pasagjerë që po përshkonin linjën e fluturimit nga Bankok për në Phuket, kanë parë tmerr me sy. Njërëzi...
Nga Denada Nako Çaji e sidomos ai jeshil është një pije e mrekullueshme. Më poshtë ju tregoj 10 benefite të tij: 1. &Cc...
Flirtet dhe ngacmimet në sferën politike, e kudo, kundrejt personazheve vajza dhe gra, kanë ndodhur dhe mesa duket ende vazhdojnë të ...