Kujdesi per trupin 19 Qershor 2019

Nëse thonjtë ju bëhen me këto shenja, diçka nuk shkon mirë në trupin tuaj; Zbuloni çfarë

Kujdesi per trupin

Mënyra më e pagabueshme për të ditur që keni mangësi nga një lëndë ushqyese ose tjetra është që të bëni një analizë gjaku ku shumica e informacionit që kërkoni do të përcaktohet qartë për ju në statistika të thjeshta. Por ndonjëherë, është më e lehtë të shikoheni mirë në pasqyrë. Trupi juaj është i aftë të ju tregojë shumë më tepër për atë që ka nevojë nga sa mendoni.

Vitaminat janë po aq të rëndësishme, dhe disa nga simptomat e zakonshme më poshtë do të ndihmojnë që të kuptoni nëse keni mungesë të tyre apo jo. Këtu janë disa sinjale që duhet t'i kushtoni vëmendje:

Duar të ftohta: A keni ndjerë ndonjëherë duart tuaja të ftohen edhe pse jeni në ambiente të mbyllura dhe nuk jeni të ekspozuar ndaj temperaturave të ulëta? Mayo Klinik  liston duart e ftohta (dhe këmbët) si një simptomë treguese e anemisë, një gjendje e cila ndodh nga mungesa e qelizave të kuqe të gjakut dhe gjithashtu mund të shkaktojë lodhje, dhimbje koke dhe ndjeshmëri, ndër të tjera.

Çarje në cepat e buzëve: Mjekja Elizabeth Lipski tregon se plasaritjet dhe plagët në skajet e gojës, të cilat quhen "cheilitis", zakonisht shkaktohen nga një mangësi e vitaminës B.

Thonjtë e thyer janë të tmerrshme: Ata kapen në çdo gjë dhe e bëjnë të pamundur që të ketë një pamje të lëmuar. Udhëzuesi i ri shëndetësor ia atribuon këtë çështje mundësive të shumta, duke përfshirë por jo kufizuar në dehidratimin, mungesën e keratinës dhe një përdorim i tepruar i manikyrëve.

Shenjat e bardha në thonj: Emri për këtë simptomë është leukonychia, tingëllon shumë kërcënuese, por më së shpeshti është shkaktuar nga një lëndim në bazën e thonjve, pranë kutikulave - asgjë për t'u alarmuar. Megjithatë, Udhëzuesi i ri për shëndetin përmend se mangësitë e zinkut, proteinave dhe kalciumit mund të jenë një tjetër shkak i mundshëm për leukonçinë.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor