Keshilla mode 18 Qershor 2019

Rroba banjot ideale për çdo formë trupi; Ekspertët kanë zgjidhjen perfekte për ju

Keshilla mode

Zgjedhja e rroba banjave të reja, nëse keni rënë nga pesha ose keni fituar disa kile nuk duhet të jetë një punë stresuese. Ekspertët na ndihmuan të gjejmë silueta,copat dhe stilet e duhura për çdo formë, madhësi dhe moshë.

Trupi në formë mollë: Kur keni këtë formë trupi është mirë të theksoni këmbët, të cilat janë pjesa më e dobët në trupin tuaj. Bikini-t njëngjyrëshe me rripa të trashë janë zgjidhja ideale.

Çfarë të shmangni: Rripat e hollë që “presin” pjesët e krahëve dhe i shtojnë më shumë peshë pjesës lart. Për pjesën poshtë është mirë të shmangni edhe bikini-t me bel të ulët.

Trupi në formë dardhe: Qëllimi juaj është të tërhiqni vëmendjen me pjesën e gjoksit dhe të fshihni sa më shumë të jetë e mundur vithet. Ndaj pjesën lart zgjidheni me sa më shumë ngjyra dhe me model që ngre gjoksin. Për pjesën e poshtme zgjidhni ngjyrat e errëta.
Çfarë të shmangni: Sutjenat që nuk ngrenë gjoksin, si për shembull trekëndëshet. Për pjesën poshtë mos zgjidhni asnjëherë rroba banjo me modele apo ngjyra të hapura.

Trupi sipas orës së rërës: Është trupi më i rregullt dhe mund të quheni me fat. Të gjithë format e rroba banjave janë të përshtatshme për ju pasi trupi juaj nuk ka nevojë për tu fshehur. Pjesa e sipërme mund të jete ose me rripa që lidhen pas qafës ose pa rripa fare.

Trupi me një bel jo të theksuar: Zgjidhni ngjyrat e duhura dhe të forta për të theksuar pjesët e tua më të bukura.  Gjithashtu dhe rroba banjat me detaje dhe shumë ngjyra mund të bëjnë në rastin tuaj.

Trupi në formë luleshtrydhe: Zgjidhni sutjenat me rripa që lidhen mbrapa qafës. Përderisa gjoksi juaj është i madh, duhet të zgjidhni si fillim diçka që e mbështet mirë atë.
Çfarë të shmangni
Sutjenat trekëndëshe dhe rripat e hollë.

 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor