“Më ka ndaluar të takoj vajzën”, Ledjona u përgjigjet deklaratave të ish bashkëshortit
Ledjona Xheladinaj, në intervistën e parë pas eliminimit nga “Big Brother VIP 3”, komentoi deklaratat e ish-bashkëshortit t&eu...
Çfarë është diabeti i sheqerit?
Është një sindromë e çrregullimit të metabolizmit që rezulton në hiperglicemi (nivel i lartë i sheqerit në gjak), dhe kjo si pasojë e një deficiti në sekretimin e insulinës, (hormon i pankreasit) apo si pasojë e uljes së efektivitetit të saj, ose të dyja arsyet së bashku.
Dita Botërore e luftës kundër diabetit ka për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të njerëzve për atë se ç'është diabeti, sa është i pranishëm në botë dhe mënyrat e mundshme për parandalimin e diabetit. Kjo ditë shënohet me iniciativë të Federatës ndërkombëtare kundër diabetit dhe OBSH-së dhe mbahet më 14 nëntor të çdo viti. Shënohet në këtë datë sepse kjo është dita e lindjes së Frederick Banting, i cili së bashku me Charles Best, në vitin 1933 ka zbuluar insulinën.
Diabeti është një sëmundje kronike që ndodh kur pankreasi nuk prodhon sasi të mjaftueshme të insulinës, ose kur insulina e prodhuar nuk mund të shfrytëzohet në mënyrë efektive. Insulina është një hormon që rregullon nivelin e sheqerit në gjak. Hiperglicemia ose nivele të rritura të sheqerit në gjak është një ndërlikim i shpeshtë i diabetit të pakontrolluar, i cili nëse nuk trajtohet për periudha të gjata shkakton dëme serioze të organeve të trupit, veçanërisht të sistemit nervor dhe enëve të gjakut.
Ekzistojnë tri lloje të diabetit dhe ata janë:
1. Diabeti i Tipit 1
2. Diabeti i Tipit 2
3. Diabeti gestational
Diagnoza e diabetit:
1. Shenjat e diabetit: etje, urinim i shtuar, rënie e pashpjegueshme në peshë, plus glicemi, pavarësisht se kur matet, >200mg/dl (11.1mmol/l)
2. Glicemi esëll (të paktën 8 orë pa ngrënë) >126mg/dl (7.0mmol/l)
3. Glikemi 2 orë pas testit oral të tolerancës me 75gr glukozë, >200mg/dl (11.1mmol/l)
Diagnoza bazohet në një nga këto 3 kritere, por duhet të konfirmohet dhe nga një matje e dytë.
Sipas të dhënave nga OBSH, në mbarë botën nga diabeti vdesin 346 milionë njerëz. Në vitin 2004, 3.4 milion njerëz kanë vdekur nga pasojat që shkakton niveli i lartë i sheqerit në gjak. Më shumë se 80% e vdekjeve me diabet ndodhin në vendet me të ardhura mesatare dhe të ulëta. Sipas OBSH, në periudhën nga viti 2005-2030 numri i vdekjeve nga diabeti do të dyfishohet.
Ledjona Xheladinaj, në intervistën e parë pas eliminimit nga “Big Brother VIP 3”, komentoi deklaratat e ish-bashkëshortit t&eu...
“Ferma VIP” një reality show ndryshe që ka sjellë në vendin tonë një program me shumë vlera por edhe për t...
Një ngjarje aspak e zakontë ka ndodhur në aeroportin Charles de Gaulle të Francës, si pasojë e një sulmi të organizuar...