Përbërjet e rrezikshme për njeriun që pluhuri afrikan solli me vete në Shqipëri dhe kudo
Pluhuri saharian i cili mbërriti në Shqipëri që prej mëngjesit të ditës së djeshme dhe që pritet të zgjas&eu...
Ardhja në jetë e një fëmije është një derë e hapur lumturie për një prind dhe këtë e di më së miri këto kohë, Sidrit Bejleri. Artisti i njohur shkodran është bërë baba për herë të katërt dhe sigurisht që një lajm kaq të gëzuar nuk mund të mos e ndante me ndjekësit e tij, të cilët e vlerësojnë jo vetëm për artin e tij, por edhe për njeriun familjar që tregon si në ekran, e rrjete sociale.
“Sot u pasuruam me një dhuratë tjetër të paçmuar nga Krijuesi. Mirëserdhe mes nesh zemra jonë më e vogël! Falenderimet për Zotin e Gjithësisë”- do të shkruante ditën e djeshme Sidrit në llogarinë e tij në Instagram, krahas fotos së parë të së voglës. Babi i Amadit dhe Emelit ka folur në emisionin ‘’Shqiptarët për shqiptarët” për vogëlushen e porsalindur.
"I takon nënës merita më e madhe për sakrificën që bën për lindjen dhe rritjen e fëmijës. Desh Zoti shkoi gjithçka mbarë, pavarësisht se ishte hera e katërt me ndërhyrje, nuk është diçka e thjeshtë. Nëna dhe vajza gëzojnë shëndet të plotë. Desh i madhi Zot na nderoi. Fëmijët janë në qiellin e shtatë. Kontakti i parë ishte një varje nofulle, sepse nuk e imagjinonim që do ishte aq i vogël bebi”.- rrëfeu Sidriti.
Por sigurisht nuk mund të mungonte në studio as pyetja se kujt i ngjan vajza, gjë për të cilën Sidrit ka thënë: “Stafi tek spitali thanë që më ngjan mua. Shoqet e nuses thanë që i ngjan asaj. Megjithatë e rëndësishme është të jetë e shëndetshme”.-shtoi ai.
Pluhuri saharian i cili mbërriti në Shqipëri që prej mëngjesit të ditës së djeshme dhe që pritet të zgjas&eu...
Pas kërkimit të forcave të shpëtimit në SHBA për njerëzit që ranë në ujë, për shkak të shembj...
Një pjesë e fermerëve teksa qëndrojnë në verandën e “Ferma VIP” kanë diskutuar për nominimet dh...