Letra 15 Qershor 2019

Lufta e një nëne; Tetëmbëdhjete vite rraskapitëse për të kuptuar djalin me çrregullime të shëndetit mendor

Letra

Që fëmijë, Xhonatani kishte vështirësi për të komunikuar me familjen, shokët dhe mësuesit e tij. As me motrën e vogël nuk shkonte mirë. Nuk rrinte kurrë në një vend dhe e kishte pothuajse të pamundur të përqendrohej. Në moshën pesëvjeçare, ai u diagnostikua me hiperaktivitet (ADHD).

Nëna e Xhonatanit, Alberta, ishte mbështetja e tij më e madhe. Trembëdhjetë vitet në vazhdim, ia përkushtoi gjithë energjinë e saj gjetjes së origjinës së problemeve të të birit dhe përkujdesjes për të. Ajo mbajti një ditar ku shkruante të gjitha simptomat e të birit, vizitat mjekësore, dietat dhe çdo ilaç që ai kishte pirë, përfshirë edhe amfetaminat e famshme.

Bashkëshorti i Albertës thoshte shpesh me qesëndi që edhe në ditët më të mira, Xhonatani nuk përzihej kurrë me të tjerët, duke e krahasuar atë me Rudolfin, drerin e vogël me hundë të kuqe të slitës së Babagjyshit. Një arsye ishte se shokët e linin mënjanë Xhonatanin, kurse tjetra ishte se Xhonatani ishte më i avancuar se ata dhe kishte interesa të ndryshëm nga ata të bashkëmoshatarëve të tij.

Edhe pse sjellja e tij anonte për nga autizmi, Alberta e dinte se ai ishte një fëmijë i shkëlqyer dhe me shumë intuitë. Ajo e cilësoi atë si “fëmijë indigo” që pasi e mësoi këtë term në një libër.

Nuk mund ta harronte kurrë imazhin e Xhonatanit në moshën shtatëvjeçare, i ulur në sediljen e pasme të makinës, i veshur me xhinse, këmishë blu dhe atletet e tij të preferuara. Ndërkohë që Alberta ishte ulur në sediljen e parë duke shkruar të dhënat e takimit që kishte pasur me psikologen e shkollës, Xhonatani po fliste me vete.

- Askush nuk më kupton mua, - tha ai. - Thjesht më duhet edhe pak kohë që të përshtatem me botën.

Në fillimet e adoleshencës së Xhonatanit, Alberta gjeti një praktikues të mjekësisë funksionale, i cili u kishte dhënë disa rezultate. Doktor Duvali tha se sjelljet problematike të Xhonatanit vinin nga flora bakteriale. Më saktë, një çrregullim i raportit të baktereve të mira dhe atyre të këqija. Ai besonte se drithërat përbënin problem, prandaj eliminoi nga dieta e Xhonatanit grurin, elbin, tërshërën dhe thekrën. Po ashtu edhe sheqernat e përpunuara dhe prodhimet e bulmetit si, qumështin, djathin dhe gjalpin. Ai i rekomandoi konsumin e lakrave, perimeve, frutave arrore, farave dhe proteinave, si: mishin e bardhë, të kuq dhe peshkun. I dha gjithashtu probiotikë për të rregulluar florën jo të shëndetshme bakteriale dhe suplemente për të ndihmuar sistemin imunitar.

Xhonatani nuk ishte nazeli kur bëhej fjalë për ushqimin. Edhe pse Alberta kishte dëgjuar nga nënat e tjera se ishte pothuajse e pamundur që të ndryshoje zakonet e të ngrënit te fëmijët, Xhonatani nuk e pati problem largimin e drithërave dhe shtimin e sasisë së lakrave, perimeve, frutave arrore dhe farave, që sipas doktor Duvalit i bënin mirë për trurin.

Me kalimin e viteve, përqendrimi dhe problemet e komunikimit të Xhonatanit u përmirësuan ndjeshëm dhe ai arriti të fillonte gjimnazin. Herë pas here, Alberta detyrohej që të merrte mësues privatë për t’i dhënë mësim në shtëpi. Këto kurse e ndihmuan shumë Xhonatanin dhe bënë të mundur suksesin e tij në shkollë.

Megjithatë, edhe në moshën tetëmbëdhjetëvjeçare Xhonatani vazhdonte që të kishte simptoma. Me mbështetjen e së ëmës, ai shpresonte të shkonte në universitet, por që të dy e dinin (edhe pse Xhonatani nuk e pranonte) se larg shtëpisë dhe pa praninë e së ëmës, do ta kishte shumë të vështirë. Do të duhej një mrekulli që ai të mos varej nga amfetaminat dhe stimuluesit e tjerë.

Tetëmbëdhjetë vitet e fundit kishin qenë rraskapitëse për Albertën, por ajo nuk pendohej për asgjë. Në çastet e vështira, ajo kujtonte fjalët e tij në sediljen e pasme të makinës, duke pritur që bota ta kuptonte. Një ditë, pas një takimi me prindër në shkollë, Alberta njohu nënën e një fëmije me të njëjtat probleme. Ajo i dha numrin tim të telefonit dhe ajo kërkoi një takim.

Kur Alberta më telefonoi, edhe pse jo në praninë e Xhonatanit, arrita që të bëja një “skanim”. Zbulova se shkaktare ishin metalet e rënda, sidomos merkuri. Nëse praktikuesi i mjekësisë funksionale dhe mjekët e tjerë nuk kishin arritur të përmirësonin gjendjen e Xhonatanit me më shumë se 40 për qind, kjo kishte ndodhur për shkak se u mungonte hallka më e rëndësishme: metalet e rënda toksike.

Në ventrikulin mes dy hemisferave të trurit të Xhonatanit kishin ngelur sasi të mëdha merkuri. (Studiuesve do t’ju duhen edhe dy ose tri dekada për ta eksploruar këtë problem). Që nga mosha tetëmbëdhjetëvjeçare, hemisferat kishin filluar të ngjisheshin me njëra-tjetrën duke mbyllur kanalin kryesor, por kishte mbetur aq hapësirë sa për të shkaktuar këto rezultate radikale.

Alberta dukej e çliruar që më kishte kontaktuar në kohë, por e tmerronte ideja se ç’mund të kishte ndodhur me Xhonatanin nëse do të më kishte telefonuar pas një viti. Unë e qetësova duke i thënë se edhe nëse Xhonatani do të ishte më i madh, sërish do të ishim në gjendje të merrnim rezultate pozitive nga teknikat e detoksikimit.

Për shkak se lipidet në gjak e pengojnë glukozën që të shkojë në tru, vendosëm që Xhonatanit t’i reduktonim sasinë e yndyrës, e cila vinte si rezultat i konsumimit të proteinave shtazore. Gjatë gjithë këtyre viteve, toksikimi nga metalet e rënda e kishte dyfishuar nevojën e tij për glukozë. Alberta më tregoi se Xhonatani i kishte pikë të dobët ëmbëlsirat dhe dukej më i përqendruar nëse i hante ato, edhe pse kjo zgjaste vetëm pak kohë.

I konfirmova se kishte të drejtë që sheqernat e përpunuara nuk ishin zgjidhja e duhur. Doktor Duvali kishte pasur të drejtë për diçka, që drithërat dhe bulmeti nuk ishin të këshillueshëm. Xhonatani kishte nevojë për ushqime që i bënin mirë për trurin: boronica të egra dhe fruta të tjera pylli, mollë, hurma arabie, rrush dhe çdo frutë tjetër që ai kishte qejf. Por edhe perimet dhe lakrat janë po aq të rëndësishme. Për sa u përket suplementeve, vendosëm që të shtonim dozën e spirulinës (përzier me ujë arre kokosi për shije dhe glukozë) dhe dy racione koriandre në ditë.

- Ky do të jetë një ndryshim drastik, - tha Alberta. - Të mendosh që gjithë ato vite Xhonatanit nuk i lejohej të hante fruta!

- Personat që rekomandojnë lakrën kale dhe proteinat si zgjidhje për të gjitha problemet, e bëjnë këtë nisur nga qëllime të mira, - i thashë. Lakra kale është fantastike, por efektet e saj në tru janë të pakta në krahasim me efektin e frutave. Dhe duhet të kemi kujdes nga yndyra që fshihet në proteinat shtazore. Dieta e re e Xhonatanit ishte një kombinim i sheqernave të frutave, mjaft të pasura me antioksidues, pak yndyrë dhe shumë spirulinë e koriandër për të larguar metalet e rënda. Kjo do t’ia ndryshonte jetën atij.

Dhe kështu ndodhi. Pas tri javësh, Alberta i kishte lënë një mesazh asistentit tim. Për herë të parë, kishte arritur të bënte një bisedë të vërtetë me të birin. Jo më një monolog, por një dialog. Ai kishte folur normalisht me të, pa e ndërprerë apo pa u larguar në mënyrë të beftë nga dhoma. Ai e kishte dëgjuar dhe i ishte përgjigjur. Kishin bashkëbiseduar si dy të rritur. Ajo e ndiente se si largoheshin ditë pas dite metalet e rënda nga organizmi i Xhonatanit.

- Nuk arrij ta besoj, - i kishte thënë ajo mes lotësh asistentit tim. - Jam në fund të njërit prej ditarëve që mbaj shënime për simptomat dhe trajtimet e Xhonatanit. Shpresoj që të mos më duhet të nis një të ri.

Edhe Xhonatani e kishte vënë re ndryshimin. Brenda muajit të parë, ai kishte arritur të përfundonte të gjitha dosjet e aplikimeve për në universitet, pa u mbështetur te filxhanët e kafesë. Ai u pranua në një nga universitetet më të mira dhe shumë shpejt zuri shoqëri me shokun e tij të dhomës pa pikë problemi.

Alberta filloi t’i dërgonte çdo pesëmbëdhjetë ditë nga një arkë me fruta organike. Xhonatani ishte shumë i lumtur dhe së bashku me shokun e tij i konsumonin frutat çdo ditë. Glukoza e ndihmoi që të ndiqte pa problem të gjitha orët e mësimit madje edhe të regjistrohej në disa kurse. Në mes të semestrit, ai ia kishte marrë dorën situatës dhe ishte përshtatur më së miri.

Letra  është shkëputur nga libri "MEDICAL MEDIUM" i sjellë në shqip nga BOTIMET LIVING

Librin e gjeni në çdo pikë shitje e librari të qytetit ku jetoni ose mund ta blini online KËTU

Për çdo porosi mund të na shkruani gjithashtu në profilet tona zyrtare në Facebook apo Instagram dhe libri ju vjen në shtëpi pa asnjë kosto shtesë

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor