Kujdesi per fytyren 13 Qershor 2019

Orbico sjell në Shqipëri produktin inovator për kujdesin ndaj lëkurës

Kujdesi per fytyren

Të gjithë duan një lëkurë sa më të pastër dhe të shëndetshme, por a dimë të kujdesemi siç duhet për të dhe të zgjedhim produktet e duhura? Orbico Albania sjell atë që na mungonte: hidratues i personalizuar me Clinique ID. Ky produkt inovator është cilësuar nga ekspertët e kësaj fushe si revolucioni i kujdesit të lëkurës.

Në një event të mbajtur ditën e djeshme, mes shumë të ftuarish nga fusha e modës, bloger, këngëtarë etj, kompania Orbico Albania prezantoi Clinique ID, kremin hidratues i cili personalizohet sipas llojit të lëkurës tuaj.

1. Zgjidhni bazën për hidratim në bazë të lëkurës tuaj: për lëkurë të thatë, lëkurë normale ose lëkurë të yndyrshme.

2. Zgjidhni koncentratin për të luftuar: irritimet, aknet, pigmentet jo të njëjta të lëkurës, lodhjen e lëkurës ose rrudhat.

3. Keni krijuar kështu produktin tuaj!

Clinique ofron një gamë të gjërë kombinimesh për 15 tipe të ndryshme të lëkurës. Ju ju mbetet vetëm të zbuloni zgjidhjen ideale për ju!

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor