Showbiz 12 Qershor 2019

Almeda Abazi paska humbur menjëherë peshë pas lindjes dhe sekreti i saj është më i thjeshtë nga ç'mendoni

Showbiz

Data 5 maj do të mbetet përjetësisht e shënuar për bukuroshen Almeda Abazi dhe aktorin turk Tolgahan Sayman, pasi çifti i njohur shqiptaro-turk i dhanë mirëseardhjen djalit të tyre të parë, të cilin e pagëzuan me emrin Efehan. Ndonëse ka kaluar më shumë se një muaj nga ky moment magjik. Almeda është treguar ''dorështrënguar" lidhur me ekspozimin e të voglit në rrjete sociale, por dje kemi zbuluar më një fund fytyrën e tij dhe Efehan është një engjëll i vërtetë.

Përveç fotove me djalin, Almeda ka përfituar nga koha e lirë për t'ju përgjigjur pyetjeve në Instagram nëpërmjet opsionit ''Ask a question". Bukuroshja ka treguar se ka shtuar 16 kg gjatë shtatzënisë dhe deri tani ka humbur gjysmën e tyre, plot 8 kg më pak pa stërvitje e palestër, por vetëm duke ushqyer me gji.  Është e vërtetuar shkencërisht që gratë që ushqejnë fëmijët me gji, humbasin më shumë kilogramë dhe kthehen më shpejt në gjendjen e tyre të mëparshme trupore, pasi hormonet që trupi lëshon gjatë gjidhënies shkaktojnë kontraktimet e muskujve.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor