Aktualitet 12 Qershor 2019

Ndërroi jetë pas lindjes cezariane, ekspertiza mjekoligjore zbulon shkakun e vërtetë të vdekjes të 25 vjeçares nga Elbasani

Aktualitet

Të hënën e 22 prillit, një ngjarje e rëndë tronditi Elbasanin. Një 25-vjeçare, e identifikuar si Rexhina Debrova, humbi jetën në maternitetin e qytetit pasi solli në jetë fëmijën e saj të parë. Familjarët e së ndjerës akuzuan mjekët që ndoqën operacionin cezarian për mjekim të pakujdesshëm, dhe tubuan para dyerve të gjykatave në kërkim të së vërtetës. Megjithatë vetëm sot ekspertiza mjekoligjore ka zbuluar shkaqet e vërteta të vdekjes së 25-vjeçares, një rast i cili pati jehonë të gjerë mediatike.

Nga ekspertiza mjeko-ligjore e kryer nga mjeku Admir Sinamati, rezulton se në trupin e së resë u konstatuan plagë operatore në regjionin e poshtëm të barkut si dhe shenja të veprimeve të tjera mjekësore.

“Nga këqyrja e brendshme u konstatua plaga operatore cezariane në mitër, shenjat e përgjithshme të asfiksisë karakterizuar me vazodilatacion, spazme të muskulaturës së lëmuar të rrugëve të frymëmarrjes si dhe reaksion të shtuar grandular të tyre. Nga ekzaminimi mikroskopik i organeve u konstatua se prania e reaksionit eosinofilik në organe dhe edeme pulmonare akute. Shkaku i vdekjes së shtetases Rexhina Debrova ka qenë embolia amniotike”, thuhet në rezultatet e ekspertizës.''

Me herët edhe spitali i Elbasanit tha se shkak për ngjarjen e rëndë u bë  mpiksja e gjakut, por familjarët e 25-vjeçares akuzuan mjekët për pakujdesi.

 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor