Probleme te perditshme 12 Qershor 2019

Shpëtoni nga gërhitja e partnerit në këto mënyra të thjeshta dhe efikase

Probleme te perditshme

Gërhitja në momentin që jeni duke fjetur nuk është vetëm diçka e bezdisshme për personin krah jush por dhe për vetë ju! Nëse vuani dhe nga apnea e gjumit dhe gjumi ju ndalohet shpesh nga gërhitja kjo gjë është e rrezikshme pasi keni më shumë mundësi të keni një atak në zemër apo diabet.  Sipas dr. Mark Levi ka disa mundësi për të ndaluar këtë problem që ndodh çdo natë:

Terapia e pozicionit: ndonjëherë mjafton thjesht të ndryshoni pozicionin që flini, dmth të ktheheni me kurriz. Ose mund të flini me një jastëk plus  të kthyer në anë.

 Humbje peshe

Një dietist ose GP juaj mund të ndihmojë me humbjen e peshës, gjë që mund të ndihmojë disa njerëz të ndalojnë gërhitësin. "Gjithashtu shmangni pirjen e alkoolit gjatë natës, pasi është një lehtësues i muskujve", thotë Chris.

Kirurgjia ose trajtimi me lazer

"Ka shumë lloje të ndryshme të kirurgjisë duke përfshirë heqjen e bajameve dhe lazeri", thotë Chris. Një opsion më I njohur  është NightLase, një trajtim me lazer i cili shtrëngon indet e fytit që po pengojnë rrugët e frymëmarrjes.

Konsumoni vitaminë C

Vitamina C ju ndihmon në përmirësimin e sistemit imunitar dhe atë të frymëmarrjes. Një nga shkaqet kryesore të gërhitjes është bllokimi i rrugëve të ajrit prej sinuseve, gjë që na shtyn të hapim gojën dhe uvula të lëkundet. Kështu që rregullisht hani sa më shumë brokoli, speca të kuq apo ananas. Përpara se të shkoni për të fjetur shtrydhi 1- 2 kokrra portokall.

Pasuroni dietën ushqimore

Gjëja e parë që duhet të bëni është të pasuroni dietën tuaj ushqimore me enzima dhe antioksidantë. Shmangni produktet e bulmetit si dhe racionet e mëdha para gjumit. Mundohuni nga ana tjetër të konsumoni sa më pak alkool, duhan, çokollata, ushqime etj.

Konsumoni çdo mbrëmje këtë lëng magjik

Ky ilaç ka përbërës natyralë që do t’ju ndihmojnë të pastroni mykun e gojës dhe të rrisni sistemin imunitar. Përbërësit:

2 karrota

2 mollë

¼ limon

1 fetë xhinxher

1 filxhan lëng portokalli

Futini në një shtrydhës frutash dhe pijen konsumojeni pak orë para se të flini.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor