Showbiz 11 Qershor 2019

''Nuk duam të largojmë asnjë, por..." Neslihan Atagül rrëfen presionin që i bëhet nga shtypi turk

Showbiz

Neslihan Atagül, e njohur tashmë për publikun shqiptar në rolet e Nerimanit në ''Mes dy dashurish" dhe atë të Nihanit në ''Dashuri e pafund", është një ndër aktoret më të suksesshme dhe të përfolura të shoëbizi-t turk dhe jo vetëm. Edhe pse u bë disa kohë që nuk e shohim në ndonjë projekt të ri, çdo lajm për të ngjall interes, aq më tepër që bukuroshja Neslihan është e dashuruar me një nga emrat më të njohur e më premtues të kinematografisë turke, Kadir Doulu me të cilin është njohur në setin e xhirimeve.

Të martuar që në vitin 2016, aktorët e “Mes dy dashurish” kanë zgjedhur gjithmonë te jenë sa më parë natyrës, e sa më lart një jete luksoze dhe të ekspozuar në ekran.

“Ne jemi në qendër të vëmendjes për shkak të profesionit tonë, por nëse do ishte në dorën tonë, do zgjidhnim të ishim gjithnjë në prapaskenë, të mos dukeshim. Nuk duam të largojmë asnjë, aq më pak fansat tanë, por do të preferonim që qëndronim sa më larg medieve dhe lajmeve” – është shprehur Neslihan së fundmi.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor