Showbiz 11 Qershor 2019

''Po perëndoi dielli, nuk nxjerr gjë nga shtëpia'' Xhemi Shehu paska fiksimet më të çuditshme ndonjëherë

Showbiz

Prej disa vitesh i është besuar drejtimi i një prej programeve më të njohura të humorit, dhe Xhemi Shehu jo vetëm që ia ka dalë mbanë, por është bërë pjesë shumë e rëndësishme e tij. Edhe pse duket aq e fortë dhe e sigurt në skenë, bukuroshja e ‘’Top Channel” nuk është vërtetë kështu pas kuintave. Ajo u beson shumë besëtytnive, kjo lidhet ngushtë me faktin që është rritur me gjyshërit.

Ajo beson edhe sot se macja e zezë është ters që të pret rrugën dhe për këtë nuk e merr mundimin të ecë nëse i del përpara një e tillë. Po ashtu, siç i thoshte gjyshja, Xhemi beson se po perëndoi dielli, asgjë nuk del më nga shtëpia. E ftuar në “Dosja Portokalli”, Xhemi rrëfeu se ka disa fiksime që jo vetëm nuk i ikin, por e shoqërojnë sjelljen dhe të gjitha veprimtaritë e ditës së saj.

“E fillojmë që nga momenti që kur vij në punë. Parkoj gjithmonë në të njëjtën anë të parkimit. Nuk parkoj asnjëherë nga ana tjetër, nuk e di pse. Pastaj, në ditët e regjistrimit, kam një çantë që më shkon apo nuk më shkon, nuk ka rëndësi fare. Me atë çantë do jem gjithmonë, të pretme, të shtunë.

Atletet, janë një ose dy palë që janë të pranueshme. Kam edhe atlete të cilat nuk i vesh kurrë, sepse i kam veshur, më ka shkuar diçka keq dhe nuk i marr më kurrë me vete kur kam regjistrim. Ka akoma. Kam edhe parfumin. Çdo të premte dhe të shtunë përdor të njëjtin parfum. Nuk e di si do t’ia bëj kur të më mbarojë. Por tani që po i them, ato nuk funksionojnë më, humbasin magjinë e tyre, kështu që sezonin tjetër do ndërroj parfumin, sandalet çantën etj."-tregoi ajo.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor