Showbiz 11 Qershor 2019

''Vendi që dua më shumë, pas Shqipërisë" Alketa Vejsiu na mahniti me fotot e para të pushimeve

Showbiz

Është e vështirë të kuptosh se kur i fillon dhe kur i mbaron pushimet Alketa Vejsiu, pasi moderatorja e njohur shqiptare me të mbaruar një projekt i futet punës dhe provave intensive për surprizën e radhës. E megjithatë këto ditë të ngrohta qershori e kanë  larguar bukuroshen e ‘’Tv Klan” nga ekrani, drejt një destinacioni që ajo e do aq shumë: Italia. 

Pas një sezoni të suksesshëm në drejtimin e ''Në kurthin e Piter Panit" Alketa, sikundër edhe koleget e saj simotra në televizione të ndryshme, ka nisur pushimet e para në një prej destiancioneve më frekuentuara e të pëlqyera nga turistët: lago di Garda (liqeni i Gardas). Alketa e ka deklaruar edhe më parë se e dashuron këtë vend dhe se shfrytëzon çdo moment për ta shijuar dhe eksploruar.

Fotot që Alketa ka postuar të mahnisin e këtë e shpreh edhe vetë moderatorja duke thënë: “Vendi im i preferuar, pas vendit tim”. Në njërën prej fotove Alketa shfaqet duke pozuar pranë një biçiklete të dekoruar me lule ndërsa në një foto tjetër duke shijuar një limonadë.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor