Showbiz 11 Qershor 2019

Jo 2, por 3 unaza martese për Meghan Markle; Ja çfarë kuptimi ka unaza e tretë

Showbiz

Meghan Markle është kthyer në qendër të vëmendjes dhe duke treguar disa bizhuteri të reja. Ndërsa po bënte daljen e saj të parë publike që nga lindja e Archiet muajin e kaluar, Meghan mbante një unazë të re dhe delikate në atë gisht. Pra, çfarë kuptimi ka ajo?

Interneti dhe rrjete sociale kanë disa ide rreth kësaj. Shumë sugjeruan se është një unazë e përjetësisë, e cila zakonisht jepet pas martesës për të përfaqësuar dashurinë e pafund të çiftit. Është e mundur që Harry t’ja ketë dhuruar unazën Meghanit pas lindjes së Archie.

Ardhja e Meghanit në publik është mirëpritur nga fansat mbretërore. Mamaja e re kishte veshur një fustan blu të Givenchy, të njëjtën stilist i fustanit të saj të dasmës, në maj 2018.

Ndërsa Meghan ka mbajtur një profil të ulët pas lindjes së Archie, ajo ende ka bërë shumë tituj lajmesh. Humbi takimin me Donald Trump gjatë vizitës së tij shtetërore më parë këtë javë, me sa duket për të qëndruar në shtëpi me djalin, gjë që çoi në rishfaqjen e disa komenteve që ajo bëri për kandidatin presidencial në 2016.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor