Astroliving 10 Qershor 2019

Nuk rri ulur asnjë moment, ja përse Shigjetari është aq i paparashikueshëm dhe bredharak

Astroliving

Edhe pse duhen akoma disa muaj për të hyrë në sezonin e Shigjetarëve, Living nuk ka ndërmend të presë aq gjatë aq më tepër për shenjën më të paduruar e të paparashikueshme të horoskopit. Le të zbulojmë së bashku çfarë fshehin Shigjetarët.

1. Është i paparashikueshëm: Shigjetari është nga shenjat më të gjalla dhe energjike të horoskopit, kjo është edhe arsyeja përse nuk arrin ta çosh kurrë ndërmend se cili është hapi i radhës. Pëlqen shumë surprizat dhe aventurat, kjo lidhet ngushtë edhe me planetin që e udhëheq, Jupiterin. Një ditë e gjen në tavolinën përballë, kurse të nesërmen duke ngjitur majën e Everestit. Shigjetarët nuk mbajnë kurrë agjendë me vete, nuk bëjnë plane, dhe ‘’urrejnë’’ të rrinë ulur në një vend për një kohë të gjatë.

2. Urren gënjeshtrat dhe fjalët pas shpine: Është e pamundur të mos njihni njerëz tinëzarë, ashtu siç është e pamundur të njihni një Shigjetar të tillë. Të lindurit në këtë shenjë janë shumë të vërtetë, të drejtpërdrejtë, urrejnë gënjeshtrat dhe fjalët pas shpine, si dhe nuk bëjnë kurrë kompromise me parimet e tyre. Për Shigjetarin është shumë e rëndësishme të ruajë integritetin e tij pavarësisht situatës në të cilën ndodhet. Nëse merr vesh që e keni mashtruar, do e humbni përgjithmonë.

3.Janë ta paduruar: Personat e lindur në shenjën e Shigjetarit nuk i kanë marrëdhëniet aspak mirë me durimin, për të mos thënë që janë më të paduruarit e horoskopit. Duan rezultate të shpejta, prandaj nuk pëlqejnë projektet afatgjata dhe zakonisht nuk i mbarojnë dhe vazhdojnë me projektin e radhës. Ndonjëherë nervozizmi i tyre mund të kthehet në agresivitet.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor