Astroliving 10 Qershor 2019

Horoskopi i PAOLO FOX për muajin qershor 2019; SHIGJETARI dhe BRICJAPI

Astroliving

Shigjetari: Gjatë këtij muaji do të keni mundësi të firmosni kontrata dhe marrëveshje të reja. Më të rinjtë po përgatiten në mënyrë brilante për të kaluar me sukses provimet dhe për pasojë, të sigurojnë edhe vende të mira pune. Ky do të jetë viti i ndryshimeve të mëdha në sferën profesionale. Nëse mbyllet diçka, një tjetër mundësi e re do t’ju jepet. Sigurisht që këto ndryshime do të karakterizohen nga tensioni. Megjithatë, Jupiteri në shenjën tuaj do t’ju dhurojë sukses. Mos i nënvlerësoni bashkëpunimet e reja. Disa shpenzime më shumë, sidomos në datat 12 dhe 18. Disa shpenzime të paparashikuara edhe për shtëpinë. Hidhini sytë përreth jush, mos harroni se Shigjetarët kanë fat sa herë që udhëtojnë, sidomos në qytete të tjera. Nëse keni një biznes familjar apo punoni me partnerin, të jeni të vetëdijshëm se intuita juaj është e duhura.

Ky muaj do të jetë shumë i tensionuar në raportet sentimentale. Por edhe nëse marrëdhënia juaj s’është në krizë, prapë do të jeni të tensionuar. Detyrimet profesionale do të jenë aq të shumta sa do t’i kushtoni familjes shumë pak kohë. Kush nga ju ka dy histori paralele, tani duhet të marrë një vendim. Zgjidhja e një problemi të hershëm vjen pas datës 25, por edhe në datën 23 disa nga ju do të ngrenë zërin. Më në fund doni të jetoni ashtu si doni. Nëse dikush po mbështetet më shumë se ç’duhet në shpatullat tuaja, thojini “mjaft” dhe pikë. Miqësitë e reja shndërrohen në marrëdhënie intriguese. Forma fizike në përgjithësi është e mirë, por mos i shtrini këmbët më shumë se jorgani. Kujdes me ritmin që keni në punë. Data më e lodhshme do të jetë data 23.

Bricjapi: Të gjithë ata që po përpiqen të ndreqin problemet e së shkuarës duke larë hesapet, gjatë qershorit do të arrijnë më shumë nga sa mendojnë. Kalimi i Saturnit dhe Uranit do të jetë shumë i rëndësishëm. Urani përfaqëson ndryshimin. Ju kam këshilluar shpesh se është e kotë të vazhdoni projekte që kanë dështuar që vitin e kaluar vetëm për hir të krenarisë. Saturni përfaqëson gjërat e reja. Shfrytëzoni përvojën tuaj. Mos u kushtoni shumë rëndësi kritikave që bëjnë personat ziliqarë apo rivalë që duan që aftësitë tuaja të mos bien në sy. Shumë duan t’ju zënë vendin, sidomos ata që shtiren si miq. Për fat të mirë, ju dini të përballoni gjithçka. Urani nis një kalim të bukur që vlen edhe për vitet në vijim. Kontakte interesante pasi do të fitoni diçka më shumë. Projekte të mëdha martesore apo për bashkëjetesë me të lindur në shenjën e Peshqve dhe të Akrepit.

Një nga personat e besueshëm pranë jush do t’ju shtyjë të hidhni hapin e madh. Marrëdhëniet në çift shkojnë si jo më mirë dhe nuk do të përballeni me vështirësi të mëdha. Vetëm beqarët do të kenë probleme, sidomos gjatë kësaj periudhe. Bëni kujdes në datat 11, 12, 18 dhe 26 pasi të gjitha situatat duhet të gjykohen më së miri. Kush nga ju është ndarë, do të gjejë gjuhën e duhur me partnerin, edhe pse me vështirësi. Ju realisht keni “supe” që mbajnë gjithçka. Përpos problemeve të mëdha që ju hasni, jeni aq të fortë sa ndihmoni edhe të tjerët. Mos e ekzagjeroni me gjithë këtë mund pasi hapni polemika pa qenë nevoja. Shqetësime të lehta reumatizmale. Për ju është diçka normale që herë pas here doni t’ia mbathni.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor