Astroliving 10 Qershor 2019

Horoskopi i PAOLO FOX për muajin qershor 2019; UJORI dhe PESHQIT

Astroliving

Ujori: Mos i nënvlerësoni marrëveshjet e reja që ju vijnë, pasi në këtë moment do të vendosni një të ardhme të rëndësishme. Disa nga ju nuk do t’i duan ndryshimet dhe do të vazhdojnë rrugën e tyre, por për më revolucionarë mund të përjetojnë diçka më shumë. Të lindurit në shenjën e Ujorit mund t’i ndajmë në dy kategori; ata që zgjedhin qëllimisht ta braktisin një rrugë që nuk është më interesante, por që i pranojnë rreziqet dhe ata që edhe pse duan të vazhdojnë, prapë zgjedhin ta braktisin. Ky do të jetë muaji i transformimeve të mëdha, i pranimit të përvojave të reja. Nëse duhet të zgjidhni çështje ligjore, do të gjeni gjuhën e duhur. Jupiteri dhe Urani kalojnë në shenjën tuaj. Të lindurit në janar do të ndiejnë nevojën që herë pas here të ndalen.

Java e parë e qershorit do të jetë disi konfliktuale në fushën e ndjenjave, por më pas...gjithçka do të shkojë fjollë. Nuk do të keni pendesa në dashuri. Ata që kanë lidhje të reja duket se janë më të lumturit. Të rinjtë që zakonisht kanë qejf aventurat, në këtë periudhë do të kërkojnë lidhje më të qëndrueshme, nga ato që zgjasin përgjithmonë. Edhe ata që zakonisht tradhtarë, do të ndiejnë nevojën që të rrinë vetëm me dikë. Yjet ju mbështesin nëse kërkoni dashurinë apo doni t’i bëni përshtypje dikujt që ka ndjenja reciproke. Dhjetë ditët e fundit të muajit do të jenë vendimtare. Çiftet që duan të bëhen me fëmijë apo të martohen, janë në rrugën e duhur. Ka ardhur momenti që të veproni për t’u ndier më mirë. Edhe pse java e parë e qershorit nuk do të sjellë ndonjë gjë të madhe, gjysma e dytë e muajit do të ketë më shumë përfitime. Kurat favorizohen pas datës 20. Përpiquni të ruani qetësinë, pasi shpeshherë rrezikoni të futeni në telashe apo t’i hapni më shumë probleme vetes. Kujdes maksimal në datë 28.

Peshqit: Gjithçka nis më së miri, sidomos pas datës 4. Gjatë kësaj periudhe do të përjetoni kënaqësi të mëdha. Po shijoni dashurinë dhe vlerësimin e shumë personave që ju rrethojnë. Me pak fjalë, ky është një sukses personal. Nëse një nga bashkëpunimet tuaja nuk ka shkuar mirë, duhet të mendoni strategji të reja. Këtë herë lojën do ta drejtoni ju. Të gjithë ata që duan të hapin aktivitete private apo një biznes disi të pazakontë, duhet të bëjnë përpara, edhe pse idetë e tyre janë ende në fazë fillestare. Do të jeni protagonistë deri në vitin 2020 pasi kjo është një rrugë e mbushur me eksperimente, me suksese të vogla në kërkim të një qëndrueshmërie. Data 14 do të jetë e rëndësishme në aspektin profesional. Jeni aq  i zënë me angazhimet profesionale duke u përpjekur të zgjidhni problemet tuaja ekonomike, sa dashuria kalon në plan të dytë për ju.

E diela e datës 16 shoqërohet nga konfliktet në çift. Nëse një nga “ishat” tuaj ju hap probleme që lidhen me të shkuarën, duhet t’i sqaroni gjërat menjëherë. Kujdes nga tradhtitë. Tri të dielat e fundit të muajit do të duhet të qëndroni në krah të dikujt që ka nevojë për ju dhe për ngushëllim. Ata që janë prindër ndihen disi të shqetësuar për problemet e fëmijëve, por me kalimin e javëve vjen edhe qetësia. Duhet të mbani nën kontroll formën fizike, pasi edhe fundjavat janë shumë stresuese për ju. Jeni aq i përfshirë në problematikat e punës dhe ndryshimet që ndodhin aty sa këtë muaj lini pas dore gjithçka. Bëni kujdes nga momentet e nervozizmit që do të ndikojnë në mënyrë direkte në fizikun tuaj. Merrni gjërat më me qetësi. 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor