Astroliving 9 Qershor 2019

Horoskopi i PAOLO FOX për muajin qershor 2019; PESHORJA dhe AKREPI

Astroliving

Peshorja: Gjatë muajit qershor do të mbyllni një marrëveshje shumë fitimprurëse. Nuk duhet të tërhiqeni pas pikërisht tani. Madje, do të siguroni të ardhmen tuaj edhe për dy vjet të tjera. Do të hidhni hapa të rëndësishëm duke shfrytëzuar mundësi shumë të mira. Fundviti do të jetë më i vështirë dhe shumë gjëra do t’ju “shpëtojnë duarsh”. Ja pse mos bëni si të vështirë. Mos bëni zgjedhje shumë të guximshme pasi do të pendoheni në dhjetor. Problemet me paratë do t’ju bezdisin shumë shpesh. Bëni kujdes në datat 11, 12, 18 dhe 19. Çiftet e konsoliduara s’kanë pse të tremben, edhe pse re të zeza kalojnë në fushën e ndjenjave.

Sa herë që keni probleme në punë, vini në shtëpi dhe ankoheni duke e përcjellë gjithë këtë energji negative edhe në familje. Pikërisht këtë sjellje keni edhe me partnerët. Madje është më keq nëse heshtni. Në varësi të personave që keni në krah, shpeshherë edhe do të zhgënjeheni. Bëni çmos që problemet ligjore t’i mbani në kontroll. Ky muaj do të shoqërohet nga pasiguritë. Nevojiten përgjigje të qarta. Ndikimi negativ i Mërkurit dhe Saturnit do t’i ndërlikojë gjërat, madje do t’ju hapë probleme në planin praktik dhe emotiv. Të gjitha këto shqetësime do të ndikojnë edhe në aspektin psikofizik. Jupiteri ju mbron, por gjithë ky nervozizëm do t’ju shkaktojë luhatje të mëdha humori që do ta keni vështirë t’i kontrolloni. Kujdes të madh në datat 18 dhe 26.

Akrepi: Maji ka qenë muaji i vonesave, ndërsa në qershor gjithçka do të jetë me ritëm më të shpejtë. Mërkuri nis një kalim të rëndësishëm në datën 4. Nëse keni pasur disa situata të paqeta apo nëse duhet të bësh një zgjedhje të rëndësishme në punë, tani e keni rrugën të hapur. Jupiteri është aktiv në sektorin e financave. Aktivitet që mendoni se janë drejt dështimit do t’i mbyllni dhe do të mendoni për strategji të reja. Nëse jeni në kërkim të një vendi të ri pune, do të vijnë disa telefonata me rëndësi. Kontrata që më në fund do të firmosen, ndaj kush punon më shumë, do të korrë më shumë. Ky qiell do të jetë interesant edhe në fushën e ndjenjave, përveçse në sferën profesionale. Edhe pse muaji më pasionant do të jetë korriku, qershori do të ketë plot gjëra të reja, emocione dhe takime të këndshme, sidomos të premteve. Bëni mirë që shkoni në vende që frekuentohen shumë dhe të mos rrini si eremitë në shtëpi.

Nëse keni histori paralele prej kohësh, ka ardhur momenti t’i qartësoni gjërat njëherë e mirë. Do të vini me shpatulla për muri ata që duan të përfitojnë nga ju. Bëni kujdes të mos bini pre e provokimeve. Bëni kujdes të madh gjatë dhjetë ditëve të para të muajit, por sidomos në datën 7 dhe 8, ku do të flisni disa fjalë më shumë nga ç’duhet. Çiftet më fatlume që duan të martohen apo të bëhen me fëmijë, le të presin korrikun dhe gushtin. Më në fund disa energji të bukura për ju pasi dy muajt e fundit kanë qenë shumë të vështirë. Duhet t’u besoni aftësive tuaja. Në datën 24 do t’ju bëjnë një surprizë të bukur. Marsi ka një ndikim shumë pozitiv dhe do t’ju ndihmojë të kaloni problemet. Shqetësimet psikofizike janë më të pakta këtë periudhë.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor