Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Ditën e djeshme në pallatin e Kongreseve në Tiranë u zhvillua konkursi i bukurisë Miss Universe Albania 2019 për të zgjedhur më të bukurën e Shqipërisë. Vizion PLUS e transmetoi drejtpërsëdrejti gjithë mbrëmjen plot emocione dhe me të ftuar specialë si Aurela Gace, Irma Libohova, Olsi Bylyku dhe Lorenc Hasrama. Në prezantimin e Ardit Roshit dhe Inger Skurra spektakli zgjati deri në orët e vona të mbrëmjes. Në konkurrim ishin 20 vajza deri sa në sfilatën e tyre të fundit ngelën vetëm 3 më të mirat. Por si në çdo konkurs fituese duhet të ishte vetëm njëra prej tyre, ajo që do të përfaqësojë Shqipërinë në Koren e Jugut ndërmjet vajzave të MISS UNIVERSE nga e gjithë bota.
Fituese u shpall Cindy Marina, Shqiptarja e rritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila është volejbolliste e suksesshme përtej oqeanit Atlantik, por që kurrë nuk i harroi rrënjët e familjes së saj. Nuk është hera e parë që Cindy bën këtë për Shqipërinë dhe pse jeton prej vitesh larg. Në vitin 2016 Cindy ka përfaqësuar denjësisht ngjyrat kuq e zi në Kampionatin Europian të Volejbollit, që u zhvillua në qytetin e Durrësit,në Pallatin e Sportit “Ramazan Njala”.Erdhi nga Amerika vetëm për të dhënë kontributin e saj për kombëtaren e femrave.
20 vjeçarja ka tërhequr vëmëndjen e Revistës Living dhe të kryeredaktores së modës Santana Comora vite më parë për bukurinë dhe dashurinë e pamasë për Shqipërinë. Nën objektivin e aparatit të Endrit Mertirit erdhën fotot e saj të para.
Në intervistën që ka dhënë për Living para 3 vitesh kuptohen dhe dy pasionet e saj më të mëdha: “Volejbolli është jeta ime, ndërsa moda është pasioni që duhet ushqyer çdo ditë.”
Shqipëria do të përfaqësohet nga një patriote e denjë dhe shume e kompletuar, e cila pritet të jetë një emër që do na bëjë të ndihemi krenarë kudo! Suksese Cindy nga Living :)
Për më shumë rreth emocioneve të konkurrimit dhe një seti fantastik duhet të prisni numrin e verës të Revistës Living.
Fotografia: Endrit Mertiri
Makeup: Eva Dibra
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...