Astroliving 8 Qershor 2019

Horoskopi i PAOLO FOX për muajin qershor 2019; LUANI dhe VIRGJËRESHA

Astroliving

Luani: Ky është një muaj i rëndësishëm për ata që presin të firmosin kontrata apo marrëveshje në vjeshtë. Do të përballeni me disa pengesa që vetëm pas datës 10 do të sheshohen disi. Kush nga ju ka punuar shumë, tani do të shpërblehet . Jupiteri do të mbështesë të gjithë ata që janë me provime. Krahasuar me vitin e kaluar, rrugët tuaja tanimë janë të hapura dhe prisni të korrni frytet e mundit tuaj. Në aspektin financiar gjithçka shkon më së miri. Mos e nënvlerësoni kreativitetin tuaj pasi do të keni shumë benefite prej tij. Investime të mira për të ardhmen. E keni lënë pak pas dore dashurinë gjatë fundit të majit. Pas datës 10, ndjenjat do të zgjohen sërish. Kush nga ju ka nisur një lidhje prej pak kohësh, duhet ta vazhdojë pa e vrarë shumë mendjen.

Por, edhe për të joshur dikë që ju intereson, s’do të keni nevojë për shumë teknika, thjesht lini zemrën të flasë. Me kënaqësi them se të gjithë ata që kanë kaluar një krizë dhe janë ndarë, tani janë të gatshëm të nisin histori të reja. Takimet e reja janë të favorizuara pas datës 16, një nga të dielat më të bukura të muajit. Disa nga ju do të heqin qafe dikë që i pengon, dikë që në të kaluar është sjellë keq me ju. Të lindurit në shenjën e Luanit mund të ngrihen në këmbë nga hiçi, ja pse të tjerët ju kanë zili. Forma fizike mbështetet nga një Jupiter i shkëlqyer në shenjën tuaj. Kjo është situata ideale për të planifikuar një verë argëtuese. Ju sugjeroj aktivitetet sportive, sidomos ata që kanë probleme me kilet e tepërta.

Virgjëresha: Qershori është muaji gjatë të cilit do të qartësoni disa çështje profesionale. Shumë gjëra vazhdojnë të qëndrojnë pezull që prej fillimit të pranverës. Gjërat fillojnë të shkojnë disi më mirë. Kush nga ju pret të rimbursohet, do të marrë një përgjigje të rëndësishme gjatë kësaj periudhe. Ata që sapo janë emëruar në një pozicion drejtues pas vështirësive që kanë kaluar tani ndihen më mirë, pasi periudha më e keqe ka kaluar. Gushti do të sjellë disa zgjidhje të situatave të bllokuara prej kohësh. Çdo situatë që ju duket e rrezikshme është mirë që të shmanget. Keni nevojë për një shtysë dhe ajo do të vijë vetëm në fund të muajit.

Telefonata të rëndësishme, kontrata dhe marrëveshje të reja. Për të lindurit në këtë shenjë s’është aspak e lehtë të jetojnë momentin. Kush nga ju ka lidhje të lodhshme, normalisht ndien ende disa pasiguri. Bëni mirë që gjatë qershorit të mos kujtoni shumë të shkuarën apo të përballeni me një “ish” që është kthyer për t’ju bezdisur. Data 17 do të karakterizohet nga debatet. Të gjithë ju jeni në kërkim të qetësisë sentimentale. Nuk është rasti të provokoni konflikte. Data 23 do të jetë më e vështira. Korriku do të jetë më i favorizuar në sferën e ndjenjave. Gjatë këtij muaji do të stresoheni më shumë. Venusi dhe Hëna do t’ju bëjnë të ndiheni më nervozë , sidomos gjatë tre të dielave të muajit. Shpatullat dhe krahët janë pika juaj e dobët. Muajt e tjerë do të jenë më të lehtë për ju. Dhimbje koke të vazhdueshme.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor