Astroliving 8 Qershor 2019

Horoskopi i PAOLO FOX për muajin qershor 2019: BINJAKËT dhe GAFORRJA

Astroliving

BINJAKËT: Dielli kalon në shenjën tuaj, por ndonjëherë shoqërohet edhe nga Mërkuri, si në datën 4 për shembull. Venusi nis një kalim shumë interesant në datën 9. Këtë muaj më shumë keni vepra sesa fjalë. Nëse keni pasur probleme, deri në fund të majit i keni zgjidhur të gjitha. Do t’ju ofrohen disa marrëveshje me kushte që nuk doni t’i pranoni. Ju kërkoj vetëm të mos investoni në aktivitete që nuk i njihni aspak. Megjithatë, qershori mbetet një muaj pozitiv, përpos problemeve burokratike. Do të përballeni me diskutime të forta në datat 21 dhe 30. Të rinjtë do të pranojnë punë me pagë minimale, por në sektorin e tyre duke shtrënguar dhëmbët.

Fusha e ndjenjave është interesante dhe do të jetë preludi i një vere të mbushur plot dashuri. Një stinë shumë intriguese dhe jo vetëm se Venusi është në shenjën tuaj, por sepse pasioni është shtuar shumë. Bëni kujdes nga tradhtitë apo nga marrëdhëniet e rrezikshme. Ndonjëherë Binjakët bien pre e provokimeve emotive, por ky nuk është momenti i duhur për të ndërmarrë rreziqe të tilla. Çiftet që kanë pasur probleme tre muajt e fundit, do të afrohen sërish. Në datën 27 do të jeni më i përqendruar dhe do të mendoni edhe për pushimet. Marrëdhëniet e kësaj periudhe janë intriguese, por nuk do të zgjasin shumë. Qershori do t’ju sjellë shumë energji. Jupiteri vazhdon t’ju kundërshtojë, ndaj bëni kujdes me ushqimin. Nxitimi i madh nuk bën për ju. Të dielat e qershorit do të jenë të mbushura me nervozizëm.

GAFORRJA: Do të jenë të shumtë planetët që do të kalojnë në shenjën tuaj këtë muaj. Mërkuri në datën 4, Marsi është gjithnjë i pranishëm si çdo vit, Dielli më datë 21. Zgjidhje të mira dhe telefonata me rëndësi. Kush nga ju ka zgjedhur të ndryshojë grupin apo të ndryshojë rolin në vendin e punës, tani do të ketë rezultate pozitive. Nëse nuk ju pëlqejnë kolegët apo doni të punoni në një sektor tjetër, do të gjeni zgjidhje për të gjitha nevojat tuaja. Më në fund diçka po lëviz në shenjën tuaj. Saturni ndikon negativisht te ju, por dëshira që keni për të kaluar caqet tuaja do t’ju bëjë të ecni përpara.

Disa nga ju do t’i marrin gjërat më lehtë, pa u ndjerë përgjegjës. Bëni kujdes me debatet në datën 18 dhe 26. Lidhjet sentimentale që kanë kapërcyer këta muajt e fundit, tani janë më të forta. Tre muajt e ardhshëm janë shumë interesantë në fushën e ndjenjave. Takime të reja për zemrat e vetmuara. Përpiquni që energjitë tuaja t’ua kushtoni personave që e meritojnë. Keni probleme me të lindurit në shenjën e Bricjapit. Për çiftet në krizë, ky do të jetë një muaj vendimtar, pasi do t’i bëni gjërat e qarta duke shmangur konfliktet e mëtejshme. Pas datës 21, Dielli do të dhurojë më shumë emocione. Do të ndiheni të çliruar falë ndikimit të Marsit në shenjën tuaj. Hëna favorizon fillimin e terapive më datë 4 dhe 5. Shmangni stresin e tepërt, pasi nuk ia lejoni dot vetes. Përpiquni të planifikoni një verë të qetë.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor