Pjata kryesore 8 Qershor 2019

E shtuna e peshkut; kocë me agrume në furrë

Pjata kryesore

Receta nga Linda Fishta, Fotografia Armand Habazaj

Koha e përgatitjes-15 minuta
Koha e pjekjes-35 minuta

PËRBËRËSIT PËR 1-2 PERSONA

(ju rregullohuni në bazë të personave):

1 peshk kocë
2 portokaj organikë
2 limona organikë
3 thelpinj hudhër
2-3 gjethe dafine
1 degë e vogël rozmarine
vaj ulliri, kripë e piper sipas nevojës

PËRGATITJA: Ndezim paraprakisht furrën në temperaturën 180° C.

1 Peshkun e larë e thajmë me letër, qërojmë me rende lëkurën e një limoni e të një portokalli dhe më pas u shtrydhim lëngun, të cilin e lëmë mënjanë. Presim në feta limonin dhe portokallin që na ka mbetur.

2.Kocat i kripim nga brenda, fusim brenda 2-3 feta agrumesh dhe i lëmë mënjanë. Në tavën e lyer me vaj ulliri ose të shtruar me letër furre vendosim fetat e agrumeve, hudhrat, gjethet e dafinave dhe rozmarinën. Lëngun e agrumeve e përziejmë me 3 lugë vaj ulliri dhe pak kripë, i përziejmë me pirun dhe më pas e shpërndajmë në tavë. Vendosim sipër kocat, të cilave u hedhim lëkurën e agrumeve.

I pjekim për rreth 35 minuta

 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor