Orakulli i kuzhinës 6 Qershor 2019

Manat "minierë" mineralesh dhe lëndësh ushqyese, përse duhet t'i hanë fëmijët dhe të rriturit

Orakulli i kuzhinës

Ndoshta disa prej jush nuk e mbajnë mend herën e fundit kur janë ngjitur në pemë për t’i këputur, por e sigurt që shija e tyre është e pakrahasueshme me asgjë tjetër. Po flasim për manat, një nga frutat më të shijshëm dhe super të shëndetshëm që duhet t’i konsumoni patjetër tani në pranverë, meqë është edhe sezoni i tyre.

Edhe pse të vegjël në madhësi, manat janë një minierë vlerash ushqyese që mbrojnë organizmin nga veprimi i radikaleve të lira, detoksikojnë organet kryesore si mëlçia dhe veshkat, si dhe parandalojnë zhvillimin e qelizave kancerogjene. Manat janë të pasur me vitamina A, B, C dhe K; hekur, fibra distike, proteina, antioksidantë  (këta të fundit janë të përqendruar më shumë tek manat e zinj), magnez,  mangan dhe kalium. Po përse duhet të hamë sa më shumë mana?

1.ULIN NIVELIN E LARTË TË KOLESTEROLIT TË KEQ NË GJAK.

2.PARANDALOJNË ZHVILLIMIN E DIABETIT TË TIPIT 2.

3.FORCOJNË SHIKIMIN DHE DËGJIMIN.

4.TRAJTOJNË ANEMINË DHE FORCOJNË SISTEMIN IMUNITAR.

5.PARANDALOJNË PLAKJEN E LËKURËS DHE ZBARDHJEN E FLOKËVE.

6.KANË EFEKTE POZITIVE KUNDËR KAPSLLËKUT DHE SINDROMËS SË ZORRË SË IRRITUAR.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor