Tendencat e fundit te modes 5 Qershor 2019

E bardha, ngjyra protagoniste e verës; Ja si ta vishni në mënyrën më CHIC dhe KLAS nga paraditja deri në darkë

Tendencat e fundit te modes

E bardha është ngjyra e çdo stine, por tre muajt e verës janë ngushtësisht të lidhura me të. Nuk është aspak e lehtë të përcaktosh të bardhën si ngjyrën ‘’In’’ të sezonit pasi ajo është gjithmonë aty, në garderobën tuaj.

Freskia dhe pastërtia që përcjell kjo ngjyrë të fal ndjesinë e paqes dhe harmonisë.

Është një ndër ngjyrat klasike pa të cilën industria e modës do të ishte e pajetë dhe e varfër. E bardha rikthehet këtë verë ‘’duke u imponuar’’ ëmbëlsisht në të gjitha hijet e saj nga e bardha qumësht,  nuancat e panës, e bardha perlë  etj.

Linja të pastra e asimetrike, të dizenjuara në material transparente si dantella e mëndafshi përbëjnë stilin minimalist ose ndryshe stilin e elegancës që do ju shoqërojë ditëve e netëve të verës që sapo kemi nisur.

Në fotogalerinë e mëposhtme ju prezantojmë me hijeshinë, thjeshtësinë dhe madhështinë e së bardhës.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor