Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka nisur prej pak ditësh turin e radhës evropian, duke bërë ndalesën e parë në Britaninë e Madhe, ku dhe ka takuar nga afër disa prej pjesëtarëve të familjes mbretërore. Në ndryshim nga një vit më parë, duket se miliarderi i njohur ka mësuar disa rregulla të etikës mbretërore, megjithatë kjo nuk e ka penguar që të marrë një sy gjumë teksa mbretëresha Elizabeth mbante një fjalim në kuadër të marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve.
I ftuar mbrëmjen e djeshme në ''Buckingham Palace" së bashku me zonjën e parë Melania Trump në banketin e mbajtur në nder të tyre, presidenti amerikan është shfaqur i përgjumur. Në video dallohet qartë se Trump që përpiqet t'i mbante sytë hapur, por nuk mundej. Videoja u bë virale dhe reagimet ishin të shumta, duke e konsideruar fyerje ndaj mbretëreshës Elizabeth, sjelljen e tij harbute.
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...