Kujdesi per fytyren 5 Qershor 2019

Vaji natyral që nuk duhet të vendosni kurrë në fytyrë kur keni akne; Bllokon poret dhe nxit akoma më keq puçrrat

Kujdesi per fytyren

Vaji i kokosit është një eliksir i vërtetë kur është fjala për rutinën e bukurisë ! Nga flokët e thatë deri tek hidratimi i lëkurës, duket se ky vaj mund të gjejë kudo përdorim. Por duket se përdorimi i tij sjell më shumë efekte anësore sesa pozitive, vetëm në një rast: kur keni lëkurë me tendencë akneike.

Vaji i kokosit është në thelb yndyrë e ngopur! Yndyra më e zakonshme është acidi laurik, i cili ka veti antibakteriale dhe anti-inflamatore. Tingëllon super për trajtimin e akneve, apo jo?

Por në të vërtetë, ky acid përbën vetëm 50 për qind të yndyrave që gjenden në vajin e kokosit. Pra, kjo do të thotë se ndërsa acidi laurik më vete është super efektiv për eleminimin e baktereve që shkaktojnë puçrra fytyre, pjesa e tjetër e vajit të kokosit bën efektin e kundërt. Vaji bllokon poret dhe përkeqëson aknet duke rritur prodhimin e sebumit, yndyrës natyrale të lëkurës.

Dermatologët janë kundër përdorimit të vajit të kokosit si një trajtim primar për puçrrat e fytyrës.

Ekspertët theksojnë se trajtimet e akneve nuk janë të njëjta dhe në varësi të problemit, nëse keni puçrra cistike, pika të bardha ose të zeza, lëkura e të gjithëve ka nevoja të ndryshme. Megjithatë e rëndësishme është të mos përdorni produkte që nxisin prodhimin e yndyrës apo bllokimin e poreve.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor