Letra 5 Qershor 2019

"Marr frymë, por nuk jetoj" 17-vjeçarja i jep fund jetës në spital me aprovimin e prindërve e mjekëve; Ja fjalët e fundit

Letra

Në më pak se pesë shtete, njerëzit kanë të drejtën të vendosin vetë momentin kur duan të largohen nga kjo botë dhe jo përmes aktit të vetëvrasjes, por të një procedure mjekësore! Një 17-vjeçare e abuzuar seksualualisht prej moshës 11-vjeç thjesht nuk mund t’ia dilte më dhe ky ishte vendimi që mori për jetën e saj !

Noa Pothoven, adoleshentja nga Holanda ndërroi jetë të dielën që lamë pas dhe para se t’i jepte lamtumirës jetës, ajo publikoi në Instagram një letër për miqtë dhe të afërmit, ku tregonte se vendimi nuk ishte i nxituar por i menduar gjatë prej kohësh. 

Ndonëse kjo praktikë është e ndaluar në shumë shtete, vajza jetonte në një vend që mund ta merrte këtë vendim. Në disa shtete të Amerikës, Belgjikë dhe Kanada, njerëzit pas moshës 12-vjeçare mund të vendosin vetë për fatin e tyre.

Prindërit nuk ishin në dijeni të gjendjes së vajzës dhe e ëma filloi të dyshonte vetëm kur gjeti një zarf me letra shkruar nga ajo për prindërit e miqtë. Vajza ishte përdhunuar disa herë gjatë viteve të adoleshencës duke filluar nga mosha 11 vjeç, por prej frikës e turpit ajo nuk kishte folur rreth kësaj gjëje. Prej kohësh kishte ndaluar së ngrëni dhe dëshira e saj e vetme ishte të hante pak çokollatë të bardhë, ëmbëlsira e saj e preferuar.

Prindërit ishin të bindur se ajo do e gjente sërish dritën në jetën e saj, do të provonte dashurinë, por e reja e kishte vendosur. Ajo merrte frymë, por nuk jetonte më !

“E kisha me dyshime nëse duhej ta ndaja apo jo këtë, por vendosa ta bëja publike gjithsesi. Për disa, mund të jetë surprizuese, sidomos pas postimeve për terapinë, por e kam patur në plan prej kohësh dhe nuk është një vendim impulsiv.

Po dal drejt e në temë: për maksimumi 10 ditë, do vdes. Pas vitesh të tëra luftë, jam e dërrmuar. Kam hequr dorë nga të ngrënët dhe nga të pirët dhe, pasi e diskutuam gjatë e gjerë, vendosën të më lënë të shkoj, pasi të jetuarit është bërë për mua e padurueshme.

Në Hollandë, eutanazia, e drejta për të vendosur të vdesësh kur je në depresion, është e ligjshme dhe vetëm në vitin 2017, 6585 kanë zgjedhur këtë praktikë. Kjo praktikë ka ngjallur shumë debate në të gjithë botën, e megjithatë është e ligjshme në disa shtete të Amerikës, Kanada dhe Belgjikë.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor