Kujdesi per trupin 5 Qershor 2019

Jo vetëm për zgjimin në mëngjes por për SHUMË MË TEPËR; cilësitë e kafesë që nuk i dinit

Kujdesi per trupin

Njerëzit kënaqen çdo mëngjes duke pirë kafe ose dhe thjesht duke i ndjerë erën asaj. Ndonjëherë ajo është e pashmangshme për tu zgjuar nga gjumi. Por funksionet e saj nuk janë vetëm këto! A e dini se kafja është e mirë për më shumë se sa të zgjoni trurin juaj?! Është e mirë për mendjen dhe trupin tuaj, brenda dhe jashtë. Shikoni 6 mënyrat që ju mund ta përdorni atë për t'ju ndihmuar në përditshmëri:

Skrab për trupin: WebMD thotë se përbërja e kafesë ndihmon në heqjen e qelizave të vdekura të lëkurës kur përdoret si skrab dhe pastrues trupi. Nëse ju pëlqen aroma e kafesë, atëherë ju mund ta shijoni atë si në dush ose dhe në vaskë dhe njëkohësisht të bëni skrabin për trupin. Thuhet se kafeja gjithashtu ndihmon në zbehjen e celulitit. Për skrabin mund të bëni pastrimin e trupit tuaj duke përzier një filxhan kafeje, 1 filxhan sheqer, 1/2 filxhan vaj kokosi, 1/2 lugë çaji kanellë dhe 1 lugë gjelle vanilje.

Për flokë me shkëlqim: “Teen Vogue” thotë se përdorimi i kafesë në flokët tuaj do t’ju ndihmojë për hidratim dhe shkëlqim dhe gjithashtu do t’i japi atyre ngjyrë.  Nëse keni flokë bjonde ose përdorni ngjyra kimike, mund të provoni këtë. Për ato që janë me flok të errët kafe ose të zeza kafeja do t’ju japë shuam shkëlqim. Bëni 2 gota kafe në darkë dhe lëreni të ftohet gjithë n atën më pas të nesërmen derdheni mbi flokë të thatë dhe të pastër dhe fërkojeni me duar.

Parandaloni atakun në zemër” Kafeja ka shumë përfitime të mëdha shëndetësor. Një nga këto, sipas “WebMD”, është se ajo mund të ndihmojë në parandalimin e goditjeve të zemrës tek gratë. Për të përfituar nga kjo cilësi, gratë duhet të pinë së paku dy gota kafe në ditë.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor